LAJMI I FUNDIT:

Komisioni ad-hoc për media punon pas kalimit të afatit (Video)

Komisioni ad-hoc për media punon pas kalimit të afatit (Video)
Media News concept

Nëse Kuvendi nuk bën ndryshime në Kodin Zgjedhor me të cilin ad- hok trupit për mediumet ti vazhdohet afati edhe për 15 ditë për zgjedhjen e anëtarit të pestë të këtij trupi rregullator, atëherë zgjedhja e tij dhe të gjitha vendimet të këtij trupi do të jenë të jashtëligjshme. Ljubomir Kostovski anëtarë i këtij trupi thotë se tanimë katër ditë punojnë jashtëligjshëm sepse afati për kompletimin e ad hoc trupit ka skaduar të mërkurën në mesnatë. Sigurisht që partitë politike luajnë rol të rëndësishëm në zgjedhjen e anëtarit të pestë, para se gjithash, për faktin se puna e këtij trupi është e bllokuar –thotë Kostovski.

“Së pari partitë duhet të ulen dhe të mirën vesh kurse më tej Kuvendi të jep mandat që të mund të kërkojmë formë. A do të jetë ajo konkurs i ri ose ne vetë duhet që të propozojmë. Ato janë format që mund ti shfrytëzojmë, megjithatë mandati jonë për marrëveshje të përbashkët skadoi të mërkurën. Ne për momentin nuk kemi mundësi ligjore. Kjo do të shkaktoj problem tek drejtori i Agjencionit për mediume sepse ai duhet që të nënshkruaj vendimin. Ai është garant për ligjshmërinë e procesit”, tha Kostovski për tv21.


Petrit Saraçini, njëri nga kandidatët për anëtar të pestë të ad-hoc trupit dyshon se ky trup do të kryej punën për çka është formuar. Kostovski dhe Saraçini janë dakord se nëse punohet profesionalisht , procesi i formimit të ad –hok trupit për mediumet duhet patjetër të kthehet në Kuvend.

“Mendoj që njerëzit që hynë në atë trup, nuk kanë eksperiencë, pa marr parasysh atë se a kanë shkruar profesionalisht apo jo profesionalisht, sepse asnjëri nuk kanë eksperiencë në monitorimin e mediave. Ata do të thirren në mendimet e Agjencionit për mediumet. Mendoj që njerëzit duhet të jenë pak më të rezervuar nga ajo që duhet të punojnë. Mirëpo për mua kriter më i rëndësishëm është e drejta për informim të drejtë”, theksoi Saraçini.

Zoran Fidanovski nga Agjencioni për mediumet thotë se edhe pas skadimit të afatit kohë për zgjedhjen e anëtarit të pestë ka.

“Nëse deri nesër nuk kemi konsensus atëherë afati për të cilin duhet të zgjidhet anëtari i pestë është 1 shtatori apo 2 shtatori. Nëse mbahemi tek afati se zgjedhje duhet të ketë më 11 dhjetor, puna e këtij trupi dhe formalisht duhet të filloj më 3 shtator”, thotë Fidanovski.

Që të jetë ligjore puna e ad-hoc trupit për mediumet, deputetët duhet që me ndryshimet e Kodit Zgjedhor ose shtyrjes se afatit për formimin e këtij trupi ose të japin mendime autentike me të cilat do të tregohet se 15 ditët nga afati me marrëveshje të përbashkët për anëtarin e pestë do të jenë në ditën e pranimit të vendimit për punë dhe jo në ditën e zgjedhjes së anëtarëve të ad hoc trupit për mediumet.

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori