LAJMI I FUNDIT:

Komisionerët e dyshuar për manipulimin me vota, kërkohet sekuestrimi i telefonave të tyre

Komisionerët e dyshuar për manipulimin me vota, kërkohet sekuestrimi i telefonave të tyre
Prokuroria e Shtetit / Foto: Ridvan Slivova

Prokurori i Shtetit njofton opinionin e gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 44 aktakuza kundër 52 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokurori i shtetit ka bërë një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të një celulari të tipit “Samsung Galaxy A20 “ dhe një celulari të tipit “Iphone 7+ “, për veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve” dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”.


Manipulimet me vota, arrestohen dy persona - pritet caktimi i paraburgimit
Lexo po ashtu Manipulimet me vota, arrestohen dy persona - pritet caktimi i paraburgimit

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar gjashtë persona, si dhe janë bërë tetë kërkesa për caktimin e paraburgimit të 15 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy persona për vepra të ndryshme penale, si dhe ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy  persona të dyshuar, ka paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për nëntë persona, si dhe ka ngritur 14 aktakuza kundër 15 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre personave, si dhe ka ngritur nëntë aktakuza kundër 11 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi dhe ka ngritur pesë aktakuza kundër shtatë personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur shtatë aktakuza kundër tetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë aktakuza kundër 11 personave për vepra të ndryshme penale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori