LAJMI I FUNDIT:

Komentues: Mbete në Facebook, puno për popullin; Rama: Mos e ngatërro Ramadanin me Ramaducin se të dënon Allahu!

Komentues: Mbete në Facebook, puno për popullin; Rama: Mos e ngatërro Ramadanin me Ramaducin se të dënon Allahu!

Postimi i kryeministrit të Shqipërisë në Facebook, ku përmes një fotoje ironizon Lulzim Bashën pas paralajmërimit të këtij të fundit se nuk pranon zgjedhjet e 18 qershorit, ka marrë mjaftë komente nga ndjekësit e tij.

Një nga komentuesit i shkuan Edi Ramës se po humb kohën duke qëndruar me orë të tëra në Facebook. Sipas tij, nëse do të ishte në një shtet tjetër do shkarkohej brenda 24-orëve. Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ramës.


Lexojini replikat më poshtë:

Komentuesi: “Paramendo te humb kohen nje kryeministër në një shtet si zvicrra,qe kalon me orë të tëra në fecebook,çka do ti ndodhte,brenda. 24 ore do shkarkohej,,,flas edhe për ata te opozitës njëkohësisht, mjer populli që ju ka ju politikanve,,?” (sic.).

Rama: “Bekim, te flasesh me popullin tend eshte detyre nuk eshte humbje kohe dhe rri pa asnje merak, se kur u futa une ne tëitter ata politikanet ne Zvicer s’ishin futur akoma? Dhe sa per dijeni, po te shkruaj nga makina, nuk po e humb hic kohen miku im, keshtu qe mos e shfrytezo mundesine per te komunikuar me mua per te folur brockulla, po mbase flasim per ndonje gje te dobishme ✌” (sic.)

Komentuesi: “shif e bej naj gjo per popullin mos e mbaj mendjen me u kap me lulin… ka ngel populli tu mar lek borxh per me ik per angli kurse lloj lloj zezakesh rumun tu leviz te lire…e jo ne gjith ky popull” (sic.).

Rama: “Ledian, une s’kapem me Lulezimin se s’kam as ku e kap, eshte mbyllur ne bunkerin prej plastmasi, po ti mos ki merak se nuk te kane mbetur ty hallet e popullit qe t’i qash, keshtu qe forca, shkollohu sa me shume e puno sa me shume qe te behesh i zoti i vetes? Respekte” (sic.).

Komentuesi: “Edi ti Ramaduc se sa germadh papunsije,borxhlije,kanazbije,probleme pronesije e ke fut shqiperine.shiko posht se po shkel barin” (sic.).

Rama: “Orel mos ngaterron Ramadanin me Ramaducin, se qenke edhe besimtar e te denon Allahu! Sillu si besimtar e fol si besimtar me qiellin mbi koke, hiqe cadren nga koka se te merr frymen e te bllokon trurin” (sic.).

Komentuesi: “Lene kte Z Edi ky eshte ne boten e vet,po ti Vazhdo e puno per njerzit. Mblidhe ate dreq qeverie dhe merre ndonje vendim per shtresat ne nevoje mo se eshte gjynof kure i shikojme neper rruge, shteti eshte mire kure njerzit banojne e jetojne si njerzit normal,spo theme si ti e Sali Berisha e Lulzim Basha. Ciao” (sic.).

Rama: “Nuk ka bere asnje qeveri me shume se kjo per shtresat ne nevoje o Baki, po natyrisht duhet me shume dhe qe te bejme me shume, duhet Vetingu, drejtesia, per te rritur me fuqishem ekonomine e pastaj per te pasur me shume leke per shtresat ne nevoje! Kuptove Baki?? Kalofsh sa me mire” (sic.).

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori