Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq shprehën qëndrime të ndryshme në raundin e ri të dialogut që filloi në Bruksel.
Në takim e tyre të parë në këtë proces, Kurti dha disa propozime ndërsa Vuçiq, tha se delegacioni i Kosovës kishte shkuar që të mos pajtoheshin për asgjë.
Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës për RTV Dukagjinin ka thënë se në takimin e ditës së sotshme ishte e pritshme që nuk do kishte një rezultat konkret.
Krasniqi thotë se pamë që Kurti qëndroi parimin e tij se nuk do të vazhdojë dialogu aty ku e kishte lënë qeveria paraprake.
“Me ish-kryeministrin Hoti ishin hapur disa tema që nga asociacioni, të pagjeturit e disa tema tjera ekonomike. Por sot ishte e pritshme që këto tema nuk do të shkonin më tej”, tha ajo, përcjell Telegrafi.
Menaxherja e projekteve në KDI, thotë se është e paqartë pse Kurti ka propozuar edhe një marrëveshje paqeje me Serbinë kur dihet se paqen e ruan KFOR-i.
“Është e vërtet që Kosova dhe Serbia nuk kanë nënshkruar një marrëveshje paqeje, por ne nuk jemi në luftë që nga viti 1999 pasi këtu është KFOR-i dhe NATO që garantojnë paqen…Ndoshta Kurti do ta sqarojë më tepër në të ardhmen këtë pikë”, deklaroi Krasniqi.
Megjithatë Krasniqi thotë se Kosova duhet të ketë kujdes në kërkesat e saj pasi mund të dëmtojë raportet me shtetet mike siç ishte rasti me SHBA-në për reciprocitetin.
Anëtari i Bordit i Kongresit Panshqiptar Amerikan PAAC, Uk Lushi në një postim në Facebook duke komentuar këtë pikë të propozuar nga Kurti ka thënë se Traktati më i mirë i paqes për Kosovën dhe Serbinë është njohja reciproke.
“Këtë ide për Traktatin e Paqes Kosovë-Serbi e ka thënë më përpara edhe qeveria Thaçi përmes Hajredin Kuqit. Është ide formale që mandej ka hapur paralelen Republika Federale Gjermane- Republika Demokratike Gjermane. Kosova dhe Serbia nuk mund kurrë të jenë dy Gjermanitë, por janë si Izraeli dhe Gjermania. Kosova është Izraeli, Serbia si Gjermania e Hitlerit. Traktati më i mirë i paqes për Kosovën dhe Serbinë është njohja reciproke. Nuk duhet humbur leverixh me tema formale që Serbia mund t’i shfytëzojë si pika negociuse se gjoja po lëshon pe në diçka që nuk ka vlerë intrinsike”, ka shkruar Lushi në Facebook./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Peci: Me arrestimin e zv.drejtorit të Policisë të Kosovës, Serbia ka bërë një autogol të madh
Kurti takoi nënkryetaret e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Leposaviqit, flasin për regjistrimin e popullsisë
Fillon fushata për zgjedhjet kuvendare, elektrizohet skena politike në Maqedoninë e Veriut
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi