LAJMI I FUNDIT:

Kombinimi me limon, mollë dhe xhenxhefil për largimin e toksinave nga trupi

Kombinimi me limon, mollë dhe xhenxhefil për largimin e toksinave nga trupi

Stili i pashëndetshëm i jetesës dhe shprehitë e këqija të ushqimit shpijnë në akumulimin e tepërt të toksinave në trup, ndërkaq zorrët mbingarkohen me toksina dhe mbeturina.

Depozitat e mbetjeve shpijnë në toksicitet të zorrëve, balancim të keq në sistem, si dhe në probleme me peshën, transmeton Telegrafi.


Andaj, në mënyrë që t’i eliminojmë toksinat nga trupi dhe ta përmirësojmë funksionin e zorrëve dhe shëndetin e përgjithshëm, herë pas here ne duhet të kryejmë procedura detoksi.

Sipas ekspertëve, personat që provojnë procedura të tilla përfitojnë:

– Rritje të energjisë
– Largim të toksinave
– Funksion më të mirë të mëlçisë
– Sistem më të mirë të imunitetit
– Humbje peshe
– Shfryrje të barkut
– Rrezik më të ulët të kancerit të zorrëve
– Disponim më të mirë

Receta me limon, mollë dhe xhenxhefil që mund të përdoret si procedurë origjinale detoksi:

– Dy lugë gjelle lëng limoni
– Një gotë lëng molle
– Një lugë gjelle lëng xhenxhefili
– Gjysmë luge çaji kripë deti
– Gjysmë gote ujë

Përgatitja:

Në tenxhere, përzieni të gjithë përbërësit dhe lëreni të nxehet. Kur fillon të vlojë, uleni nxehtësinë dhe vendoseni produktin në gotë. Aty shtojeni kripën dhe përzieni mirë.

Një gotë të këtij ilaçi e pini në stomak bosh çdo mëngjes, dhe sigurohuni të pini mjaftueshëm ujë gjatë ditës.

VËMENDJE: Para se të provoni këtë recetë, fillimisht konsultohuni me doktorin. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori