LAJMI I FUNDIT:

Kombinimi fantastik i hudhrës me mjaltën që jua forcon sistemin e imunitetit

Kombinimi fantastik i hudhrës me mjaltën që jua forcon sistemin e imunitetit

Gjithmonë ka baktere të ndryshme dhe viruse përreth nesh, por ne kemi një mekanizëm mbrojtës të brendshëm shumë efektiv që quhet sistem i imunitetit.

Qelizat e veçanta shpërndahet përgjatë trupit tonë kur potencialisht bakteret e dëmshme apo viruset na sulmojnë, transmeton Telegrafi.


Qelizat dërgohen për t’ua përçuar mesazhin paralajmërues pjesëve tjera të sistemit tonë që të kujdeset për sulmin dhe ta parandalojë shpërndarjen e sëmundjes.

Pra, sistemi i imunitetit është praktikisht një rrjet dhe e bën një punë fantastike për të na mbrojtur neve.

Për këtë arsye, ne duhet të kujdesemi për sistemin e imunitetit në mënyrë që të kujdesemi më mirë për veten.

Ekspertët thonë se një mënyrë efektive për ta forcuar sistemin e imunitetit është duke e kombinuar hudhrën me mjaltë.

Mjalta është e mbushur me minerale, vitamina, antioksidant dhe enzima. Ajo gjithashtu vepron si antioksidues për t’i luftuar rrezatimet e lira.

Hudhra në anën tjetër përmban përbërës të cilët e rrisin aftësinë e qelizave të bardha të gjakut për t’i luftuar disa viruse.

Është e rëndësishme që ta shtrydhni hudhrën në vend se ta prisni.

Përbërësit:

– Një gotë mjaltë
– 8 deri 10 karafila hudhër

Vendoseni hudhrën në një kavanoz dhe mbusheni atë me mjaltë. Lëreni në temperaturë dhome për 3-5 ditë dhe pastaj vendoseni në frigorifer.

Pas asaj kohe receta do të jetë e gatshme për përdorim. Një lugë çaji të produktit të fituar e konsumoni në ditë dhe sistemi juaj i imunitetit do të forcohet. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori