LAJMI I FUNDIT:

Kombinimi i duhur i artikujve ushqimorë

Kombinimi i duhur i artikujve ushqimorë

Kombinimi i ushqimit bazohet në zbulimin që disa ushqime më lehtë mund të treten se të tjerat, me nivel më të lartë të shfrytëzimit të përbërësve ushqyes dhe që njeriu pas ushqimit të tillë ndihet mirë

Për t’i bërë mirë shëndetit tonë në radhë të parë, le të kuptojmë në praktikë rëndësinë që kanë ushqimet, sidomos kur kombinohen në vlera mes njëri-tjetrit.


Qe disa shembuj kombinimesh të ushqimeve të cilat duhet shmangur dhe të tjera që do t’ju ndihmojnë të merrni sa më shumë përfitime shëndetësore, transmeton Telegrafi.

Parimet themelore të ushqyerjes së duhur janë:

▪ sa më shumë artikuj të alkalizuar;
▪ shmangni produktet që përmbajnë karbohidrate të rafinuara;
▪ konsumoni fruta, posaçërisht ato të cilat fermentohen;
▪ mospërzierja në të njëjtin racion e artikujve të cilët përmbajnë proteina të koncentruara me artikujt të cilët paraqesin ushqimin e qulltë të koncentruar.

Teoria e papërshtatshmërisë së këtyre artikujve shpjegohet me kushte të ndryshme të tretjes: proteinat kërkojnë ambient të thartë të lukthit në të cilin aktivizohen enzimat për tretje të tyre, qulli fillon të tretet në gojë nën ndikimin e amilazës së pështymës, ndalon në ambientin e thartë të lukthit dhe vazhdon tretja në kushte alkale kur largohet nga lukthi, nën ndikimin e amilazës së pankreasit.

Hulumtuesit konsiderojnë që kombinimet e këtilla të ushqimit kërkojnë shumë më tepër lëngje tretëse dhe energji, që të zgjasin procesin e tretjes së ushqimit, ushqimi ndalet një kohë të gjatë në lukth. Në lukth rritet tajitja e lëngut të lukthit, rritet vlera e pH-së, gjë që ndalon tretjen e karbohidrateve.

Ushqimi jo mjaft i tretur me dhunë dërgohet në zorrë ku ruhet. Pasojë e kësaj është që ushqimi proteinik fillon të kalbet, ndërkaq karbohidratet fermentohen. Vjen deri te shumimi i mikroorganizmave, ndryshon flora e zorrëve, tajiten toksina.

Pasojë e kombinimit të këtillë gjithashtu është absorbimi i pamjaftueshëm i përbërësve ushqyes, ndryshimi i pH-së së gjakut dhe urinës drejt ambientit të thartë për shkak të shfaqjes së produkteve të tharta të zbërthimit. Nëse kjo është kronike, hulumtuesit konsiderojnë që kjo lodh organizmin dhe mund të çojë deri te gjendjet e ndryshme dhe sëmundja.

Me kombinimin e keq proteinik konsiderohen: përzierja e dy apo më shumë burimeve të ndryshme të proteinave, si p.sh. vezët me mishin, djathi me vezët, mishi me djathin.

Kombinime të mira konsiderohen:

Artikujt e pasur me proteina (mishi, peshku, vezët, djathi, produktet e qumështit) me perime (të gjitha llojet e perimeve, pos patateve).

Artikujt e qulltë (drithërat, makaronat) me perimet (pos me patate). /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori