LAJMI I FUNDIT:

Kombëtarja e Italisë parashikon projekt madhor me Mancinin

Kombëtarja e Italisë parashikon projekt madhor me Mancinin
(Foto: Instagram/mrmancini10)

Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina dëshiron të ecë përpara me Roberto Mancini dhe ai ka propozuar një projekt të përbashkët.

Trajneri italian vuri në dukje se ai ishte ‘duke punuar për të ardhmen’ pas humbjes katastrofike 1-0 të Azzurrëve ndaj Maqedonisë së Veriut në fillim të kësaj jave. Italia tani do të mungojë në Kupën e Botës së dytë radhazi, duke thyer sërish zemrat e tifozëve.


Siç raportohet nga Corriere dello Sport, Gravina dëshiron që Mancini të qëndrojë si trajner i kombëtares dhe ai i ka paraqitur një projekt të përbashkët 57-vjeçarit në mënyrë që ta bindë atë të mos japë dorëheqjen.

Të eliminuar nga Maqedonia e Veriut, lojtarët e Italisë shkatërruan zhveshtoren pas përfundimit të ndeshjes
Lexo po ashtu Të eliminuar nga Maqedonia e Veriut, lojtarët e Italisë shkatërruan zhveshtoren pas përfundimit të ndeshjes

Gjithçka nis nga një analizë e tetë muajve të fundit e ndjekur nga zgjidhjet e nevojshme për të ndërtuar për të ardhmen. Italia po shikon përpara Kupës së Botës të Amerikës së Veriut në vitin 2026, ku Gravina do të donte që Mancini të drejtonte Azzurrët. Në ditët në vijim do të ketë takime të tjera mes dyshes, veçanërisht pas miqësores kundër Turqisë të martën.

Ka të ngjarë që një skuadër e re e Italisë të shihet në qershor, kur ekipi do të përballet dy herë me Argjentinën, Anglinë, Hungarinë dhe Gjermaninë, ku trajneri italian do të jetë në gjendje të provojë gjëra të reja.

Mancini ka ende nevojë për kohë për të reflektuar dhe për të marrë vendimet e tij në lidhje me të ardhmen e tij dhe FIGC nuk dëshiron ta nxitojë atë, por tani për tani gjërat tregojnë që ai të qëndrojë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori