eksperti ad

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi, ka bërë të ditur se ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar me sukses në shuarjen e një zjarri që ka përfshirë kulmin e një ndërtese në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Sipas tij, ndërhyrja është realizuar me profesionalizëm dhe përkushtim, duke arritur lokalizimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit.


“Sot, në një rast zjarri në kulmin e një ndërtese në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë, ekipet tona intervenuan me profesionalizëm dhe përkushtim për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit”, ka shkruar Gashi.

Ai ka falënderuar të gjitha ekipet mbështetëse që kanë qenë të përfshira në operacion, përfshirë shërbimet emergjente dhe institucionet komunale.

“Falënderojmë ekipin nga DSE, Policinë, ekipet mjekësore urgjente, ekipin e Komunës së Lipjanit dhe ekipet e KRU Prishtina për ndihmën dhe mbështetjen e ofruar gjatë këtij operacioni”, ka deklaruar ai.

Gashi ka vlerësuar gjithashtu angazhimin e zjarrfikësve, duke theksuar se ata kanë vepruar me përkushtim maksimal në menaxhimin e situatës.

“Kolegët tanë dhanë maksimumin nga vetja dhe arritën ta shuajnë zjarrin me sukses”, ka shkruar ai.

Në fund, ai ka shprehur mirënjohje për profesionalizmin dhe guximin e treguar në terren.

“Ju lumtë të gjithë kolegëve për angazhimin, sakrificën, guximin dhe profesionalizmin e treguar në kryerjen e detyrës”, ka përfunduar Gashi. /Telegrafi/