LAJMI I FUNDIT:

Komandanti i FSK-së në konferencën më të madhe ushtarake në ShBA

Komandanti i FSK-së në konferencën më të madhe ushtarake në ShBA

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, po merr pjesë në konferencën vjetore të Shoqatës të Ushtrisë Amerikane, e cila po mbahet në kryeqytetin amerikan, Washington DC.

Konferenca më e madhe ushtarake që organizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zgjatur nga data 1 deri më datën 5 tetor.


Rama gjatë vizitës në ShBA është pritur nga komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneral majori Thimoty Orr, me të cilin kanë biseduar rreth vazhdimit të bashkëpunimit të FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.

Gjithashtu, komandanti i FSK-së pati takime edhe me personalitete të larta ushtarake pjesëmarrëse në konferencë, ku vazhdimisht ishte i shoqëruar edhe nga gjeneral majori Thimoty Orr, sipas njoftimit.

Gjeneral Rraham Rama së bashku me bashkëpunëtorët e tij, kolonelin Ilir Qeriqi-drejtor i Departamentit për Bashkëpunim dhe Siguri dhe majorin Berat Shala-oficer në kabinetin e tij, në kuadër të konferencës, vizituan edhe panairin e armëve dhe sistemeve mbrojtëse. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Kalo në kategori