LAJMI I FUNDIT:

Komandanti i FSK-së merr pjesë në aktivitetin e organizuar nga Shoqata e Ushtrisë amerikane

Komandanti i FSK-së merr pjesë në aktivitetin e organizuar nga Shoqata e Ushtrisë amerikane

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë zyrtare të Shoqatës së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka marr pjesë në njërin prej aktiviteteve më të mëdha ushtarake që organizohen nga kjo shoqatë.

Në këtë aktivitet kanë marr pjesë më se 90 shtete të botes, duke përfshirë edhe Kosovën, ku përveç konferencave të ndryshme që ndërlidhen me aspektet e sigurisë u mbajt edhe panairi i industrisë ushtarake amerikane, i cili konsiderohet si njëri ndër panairet më të mëdha në botë.


Gjeneral Rama në këtë panair vizitoi edhe disa kompani amerikane me pajisje dhe sisteme ushtarake.

Gjithashtu, në kuadër të këtij aktiviteti, komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, mori pjesë edhe në koktejin e organizuar nga shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, gjenerali James McConville.

Me këtë rast, gjeneral Rama e ka falënderuar gjeneralin McConville si dhe ushtrinë amerikane për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve të FSK-së.

Komandanti i FSK-së po ashtu ka mbajtur takime të rëndësishme edhe me përfaqësues të Departamentit të Mbrojtjes, para të cilëve pasqyroi të arriturat e FSK-së, si dhe shprehu dëshirën e tij për rritjen e bashkëpunimit dhe të mbështetjes nga Departamenti i Mbrojtjes.

Në këto takime gjenerallejtënant Rrahman Rama i ka siguruar përfaqësuesit amerikanë të Mbrojtjes se plani i tranzicionit është duke u zhvilluar sipas Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit me transparencë të plotë.

Ky aktivitet i Shoqatës së Ushtrisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka për qëllim mbështetjen e ushtrisë amerikane, duke i bashkuar të gjithë përfaqësuesit e lartë të ushtrive të botes për të debatuar rreth çështjeve të ndryshme të kërcënimeve dhe sfidave të sigurisë në botë.

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori