LAJMI I FUNDIT:

Koloneli britanik që ishte oficer zbulimi në Shqipëri

Koloneli britanik që ishte oficer zbulimi në Shqipëri

Më 17 nëntor të vitit 1986, vdiq kolonel-lejtnant Neil Loudon Desmond McLean, i njohur si Billy McLean, oficer zbulimi i ushtrisë britanike, i cili udhëhoqi operacionet speciale në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në fillim të vitit 1943, Londra e caktoi Mcleanin për të udhëhequr një mision në Shqipërinë e pushtuar për të bashkërenduar luftën kundër nazizmit.


Ai u hodh me parashutë në prill të vitit 1943 dhe ra në kontakt me partizanët, duke vendosur gjithashtu lidhjen e parë me radiotransmetues me shtabin britanik. Ekipi McLean organizoi brigadën e parë partizane, dhe u kujdes për stërvitjen dhe armatimin e saj. Pas evakuimit nga Shqipëria në nëntor 1943, McLean u thirr në Londër.

Megjithatë, tensioni mes partizanëve dhe Legalitetit e Ballit Kombëtar, shkaktuan shqetësime mes britanikëve se lufta po pengohej, dhe Billy McLean u dërgua përsëri në Shqipëri në prill 1944 me një ekip të vogël i përbërë nga David Smiley dhe Julian Amery, me mision për një bashkim forcash mes nacionalistëve dhe partizanëve, por pa sukses. Pas kësaj, strategjia britanike ndryshoi, Mclean u urdhërua nga Londra të braktiste shtabin e Abaz Kupit dhe përkrahja britanike i kaloi vetëm partizanëve.

Përvjetori i çlirimit të Tiranës nga nazistët
Lexo po ashtu Përvjetori i çlirimit të Tiranës nga nazistët

Pas luftës, në fund të viteve 1940, Billy McLean iu bashkua përpjekjeve të agjencive amerikane dhe britanike të zbulimit kundër regjimit komunist në Shqipëri. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings

Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings"

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Kalo në kategori