LAJMI I FUNDIT:

Kolo Muani ka vendosur për skuadrën cilës dëshiron t’i bashkohet, problemi qëndron vetëm te çmimi i lartë që Frankfurti kërkon për të

Kolo Muani ka vendosur për skuadrën cilës dëshiron t’i bashkohet, problemi qëndron vetëm te çmimi i lartë që Frankfurti kërkon për të

Randal Kolo Muani po kalon vitin e tij të parë në Bundesliga dhe ai menjëherë ka lënë gjurmë.

Sulmuesi francez është bashkuar me Eintracht Frankfurtin në verën e vitit të kaluar nga Nantes si transferim i lirë dhe vlera e tij tani ka pasur një ngritje të jashtëzakonshme.


24-vjeçari ka zhvilluar 36 ndeshje zyrtare duke shënuar 17 gola e duke asistuar në 14 të tjerë.

Falë paraqitjeve fantastike, Kolo Muani ka zgjuar interesimin e klubeve më të mëdha evropiane si Bayern Munich, PSG, Manchester United, Liverpool e Chelsea.

Megjithatë mediumi gjerman Sporti 1 ka raportuar se dëshira e francezit është të mbetet në Bundesliga dhe të nënshkruaj me Bayern Munichun.

Reprezentuesi francez dëshiron të vazhdoj qëndrimin në Bundesliga, pasi ai tanimë është ambientuar perfekt me kampionatin gjerman dhe transferimin te Bayerni e sheh si hapin më të madh në karrierën e tij.

Kolo Muani është i gatshëm të largohet qysh në qershor nga Frankfurti, skuadër e cila do ta lë të lirë nëse vije një ofertë prej 85 milionë eurove.

Nga ana tjetër bavarezët duan të transferojnë një sulmues qendror dhe Kolo Muani ndodhet në krye të listës së dëshirave, pasi Harry Kane dhe Victor Osimhen të cilët gjithashtu kërkohen nga Bayern kanë vlerë shumë të madhe financiare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori