LAJMI I FUNDIT:

Kollitja e vazhdueshme e shtatzënës, a mund të shkaktojë abortin?

Kollitja e vazhdueshme e shtatzënës, a mund të shkaktojë abortin?

Edhe gjatë shtatzënisë mund të ndodhin infeksione ose probleme tjera të cilat mund të ndikojnë në shëndetin e shtatzënës dhe/ose të bebes.

Dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725


Ndonjëherë shtatzënat mund të kenë kollitje të vazhdueshme. Kollitja mund të ndodh për shkak të infeksionit virusal, alergjisë ose ndonjë problemi tjetër.

Në këtë periudhë të vitit, kollitja më së shpeshti shkaktohet nga infeksioni virusal dhe kjo gjendje përmirësohet me kalimin e ditëve.

Megjithatë, shtatzënat bëhen merak se mos ndoshta kollitja e dëmton beben ose e nxit abortin?

Kjo ka shumë pak mundësi që të ndodhë pasi që bebja brenda në mitër është shumë mirë e mbrojtur nga vibracionet, zhurmat dhe presioni që shkakton kollitja.

Lëngu amnial shërben si amortizues i këtij presioni. Por, kollitja e vazhdueshme mund të jetë shenjë e ndonjë problemi më serioz shëndetësor siç është astma, pneumonia ose alergjia.

Këto sëmundje ndikojnë në shëndetin e shtatzënës, por njëkohësisht mund ta rrezikojnë edhe beben.

istockphoto

Gripi dhe të ftohurit gjatë shtatzënisë
Lexo po ashtu Gripi dhe të ftohurit gjatë shtatzënisë

Për çdo shqetësim që keni patjetër konsultohuni ne mjekun!

Për ta vënë diagnozën dhe për të dhënë mjekimin patjetër që duhet të bëhet ekzaminimi i detajuar i pacientes.

Mos merrni asnjë mjekim pa u konsultuar me mjekun! /Telegrafi/