LAJMI I FUNDIT:

Kolegji Europian i Kosovës fiton 20 bursa studimi në Riga Technical University

Kolegji Europian i Kosovës fiton 20 bursa studimi në Riga Technical University

Kolegji Europian i Kosovës shënon sukses të jashtëzakonshëm në programet e Bashkimit Europian, Erasmus+ duke qenë pjesë e projektit fitues prej 20 bursa studimi për studentët nga Kosova në vlerë prej mbi 80.000 Euro.

Kolegji Europian i Kosovës edhe këtë vit vazhdon traditën duke krijuar mundësi të reja për studime në institucionet më të mira evropiane për studentët e saj. Pas mundësive për studime në Barcelonë, Mynih, Gjenevë, Montreux, Ljublanë, New York dhe Stamboll për semestrin e ardhshëm studentët mund të transferohen për një semestër në Riga të Letonisë.


Studentët në kuadër të Erasmus+ fitojnë bursë studimi për një semestër (5 muaj) në kuadër të së cilës fitojnë çdo muaj 750 Euro, koston e transportit deri në vlerën 275 Euro dhe shkollimin. Kjo është edhe një mundësi e jashtëzakonshme për të gjithë studentët e ECK-së të cilët dëshirojnë të studiojnë në një nga universitetet më të mira në Evropë.

Kolegji Europian i Kosovës është institucion evropian në vendin tonë i cili që nga viti 2014 ofron mundësi të jashtëzakonshme për studentët kosovarë duke filluar nga studimet praktike me sistem evropian të të mësuarit, trajnime dhe certifikime ndërkombëtare, konsulencë në fushën ligjore dhe ekonomike si dhe aplikime në projekte ndërkombëtare dhe vendore.

Ftojmë të gjithë studentët e ECK-së që të kontaktojnë zyrën për bashkëpunim ndërkombëtar për më shumë informata mbi aplikimin.

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori