LAJMI I FUNDIT:

Kolapsi në Gjermani: Lufthansa anulon fluturimet, u kërkon pasagjerëve të mos vijnë

Kolapsi në Gjermani: Lufthansa anulon fluturimet, u kërkon pasagjerëve të mos vijnë

Linja ajrore lidere gjermane Lufthansa është detyruar të anulojë pothuajse të gjitha fluturimet për shkak të një greve të paralajmëruar të stafit.

Kompania njoftoi se punonjësit e saj kanë paralajmëruar grevë njëditore, e cila do të zhvillohet të mërkurën, por që për shkak të pasojave që do t’i sjellë kompanisë, është e detyruar të anulojë pothuajse të gjitha nisjet nga aeroportet e Frankfurtit dhe Munichut.

Gjithashtu u bë e ditur se orari i fluturimeve me shumë gjasa nuk do të normalizohet deri në fund të javës.

Në total janë anuluar më shumë se 1000 fluturime, ndërsa llogaritet se janë dëmtuar rreth 134 mijë pasagjerë, shkruan dw.

Verdi, sindikata e linjës ajrore, ka thirrur rreth 20 mijë punonjës në një grevë që synon rritjen e pagave.

Michael Nigemann, kreu i burimeve njerëzore në Lufthansa, e kritikoi masën, duke e quajtur atë të parakohshme, që vjen pas vetëm dy ditësh negociata mbi rritjen e pagave. Ai shtoi se greva do të prekë pasagjerët, veçanërisht tani që është “sezoni i pikut”.

Lufthansa tha se aeroportet kryesore në Frankfurt dhe Munich nuk do të jenë aeroportet e vetme të prekura nga greva. Linja ajrore gjithashtu pret që kjo të prekë aeroportet në Berlin, Bremen, Koln, Dusseldorf, Hamburg, Hannover dhe Stuttgart.

Për shkak të grevës, kompania ajrore këshillon pasagjerët të mos vijnë në aeroport pa një biletë të blerë, pasi pothuajse asnjë sportel në terminale nuk do të jetë i hapur.

Gjithashtu i këshillon përdoruesit që aeroportet e përmendura të mos i përdorin si “vende për t’u lidhur me një fluturim tjetër”, sepse mund të ndodhë që t’u mbarojë dhe të duhet të presin me ditë për të reja. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori