LAJMI I FUNDIT:

Me koktej molotovi sulmohen zyrat e Presidencës në objektin e Kuvendit (Foto)

Me koktej molotovi sulmohen zyrat e Presidencës në objektin e Kuvendit (Foto)

Rreth orës katër të mëngjesit sot është sulmuar me koktej molotovi objekti i Kuvendit të Kosovës, vend në të cilin gjendet edhe Presidenca.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


“Rasti ka ndodhur rreth orës katër të mëngjesit. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po vazhdon me hetimet. Rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe dëmtim i pronës”, ka thënë Ahmeti.

zyra zyra

Policia ende nuk ka të dyshuar se kush është autori i veprës.

“Jemi duke punuar ne drejtim të identifikimit të personave të dyshuar”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Mediat kanë shkruar se me koktej molotivi është sulmuar zyra e Arbër Vllahiut, Shefi i Kabinetit të Presidentes, Atifete Jahjaga.

Klan Kosova ka kontaktuar me Vllahiun, por ai ka refuzuar të japë komente rreth kësaj ngjarje.

Vllahiu ka thënë se për këtë rast shpjegimet nga ana e Presidencës i bën drejtori i departamentit për marrëdhënie me publikun, Safet Zejnullahu.

Por, Zejnullahu nuk ka qenë i qasshëm në telefon.

SULMOHET ZYRA

Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarë të Presidencës së Kosovës.

Objekti i Presidencës së Kosovës ndodhet në objektin ku është edhe Kuvendi i Kosovës. /lajmi.net/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Lajme
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Politikë
Kalo në kategori