LAJMI I FUNDIT:

Kodra e Diellit mbetet nën kompetencat e ELEM-it

Kodra e Diellit mbetet nën kompetencat e ELEM-it

Edhe përkundër premtimeve se ELEM Tursit do t’i merret menaxhimi i pikës turistike Kodra e Diellit për shkak të keqmenaxhimit, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi tani pohon të kundërtën. Sipas tij, Kodra e Diellit edhe sivjet do menaxhohet nga ELEM Turs, ndërkohë që premton sërish investime të shumta në këtë pikë turistike.

“Ne si Qeveri, pas përfundimit të rrugës kryesore që lidh Tetovën me Kodrën e Diellit, do fillojmë edhe realizimin në brendi të rrugëve lokale në kodrën e Diellit por jo vetëm. Lifti apo gjashtë ulësja është në përfundim e sipër, të punësuarit në ELEM Turs tanimë janë në trajnim për vendosjen në funksionim të atij ski-lifti”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.


Ndaj kësaj deklarate të Ministrit Bekteshi, kanë reaguar drejtuesit e nismës “Të shpëtojmë Kodrën e Diellit”.

“Ka mangësi në pjesën turistike kodra e Diellit tek parkingjet lartë e që ne si nismë kërkonim zgjerimin e saj por ajo nuk bëhet dhe do shohim se si do përfundojë. Pyesim Ministrin Sugarevski a do veprojë njëjtë me kompetencat e komunës së Tetovës që t’ia merr për çështjet urbanistike në Kodrën e Diellit, pra a do merr masa siç merr në komunën e Ohrit sepse gjithë funksionarët e pushtetit të tanishëm atje po bëjnë kërdi”, tha Hamdi Sulejmani, nisma të shpëtojmë Kodrën e Diellit

Nisma “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” vlerëson se asfaltimi i rrugës deri në Kodrën e Diellit, nuk zgjidh problemet e shumta që ka kjo qendër turistike, duke u nisur nga mungesa e kanalizimit, parkingjeve, ndërtimeve të egra dhe infrastrukturës së shkatërruar brenda pikës turistike, e cila nuk është përmirësuar tash e 3 dekada./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori