LAJMI I FUNDIT:

Kodi i veshjes sot dhe ndër shekuj i familjes mbretërore në ditë zie

Kodi i veshjes sot dhe ndër shekuj i familjes mbretërore në ditë zie

Mbretëresha ka zëvendësuar veshjet e saj shumëngjyrëshe me veshje të errëta, krejt të zeza, gjatë periudhës dy-javore të zisë për burrin e saj, Princin Philip, Duka i Edinburgut, i cili ndërroi jetë më 9 prill

Dhe, siç është zakon, e gjithë familja mbretërore do të ndjekë një kod të rreptë të veshjes gjatë funeralit ditën e sotme, i cili është funerali i parë mbretëror në Mbretërinë e Bashkuar që pas Nënës Mbretëreshë në vitin 2002.


Varrimi i Princ Philip do të bëhet sot në kështjellën ‘Windsor’ në orën 3 pasdite.

Gratë do të veshin fustane të zinj, deri në gjatësinë e gjurit dhe kapele zyrtare ndërsa burrat do të vishen me mantele të zeza me medalje, sipas një zëdhënësi nga Pallati Buckingham. (Në një shkëputje nga tradita, asnjë anëtar i familjes nuk do të jetë me uniformë ushtarake, duke shmangur një dilemë të mundshme, pasi Princit Harry iu hoqën titujt kur u tërhoq nga detyrat mbretërore).

Edhe në kohë pikëllimi, vëmendje e madhe i kushtohet mënyrës se si anëtarët e familjes mbretërore interpretojnë kodet e veshjes, të cilat datojnë qindra vjet dhe janë zhvendosur me kalimin e kohës.

Në vitin 1982, fotografitë e famshme të Princeshës Diana në funeralin e aktores dhe Princeshës së Monakos Grace Kelly tregojnë princeshën e sapo martuar me një kapelë kashte me shkëlqim të errët, fustan të zi me mëngë të gjata dhe një gjerdan në formë zemre – një zgjedhje e përshtatshme që shfaq stilin e veçantë dhe inspirues të pronceshë Dianës.

Por askush nuk kishte më shumë ndikim në veshjen e zisë se Mbretëresha Victoria.

Pas vdekjes së papritur të burrit të saj Princit Albert në 1861, monarkja shprehu publikisht pikëllimin e saj, duke veshur të zeza çdo ditë për katër dekada deri në vdekje. Ishte Victoria që ndihmoi në kodifikimin e nuancave të modës së hidhërimit dhe ruajti identitetin e saj si “e veja e përhershme”, sipas Strasdin.