LAJMI I FUNDIT:

Kocijançiq: Presim zgjedhje demokratike, pushteti dhe opozita të punojnë në reforma

Kocijançiq: Presim zgjedhje demokratike, pushteti dhe opozita të punojnë në reforma

Bashkimi Evropian mbështet reformat në Maqedoni, ndërsa për këtë pret që zgjedhjet lokale të jenë fer, efikase dhe demokratike. Kështu është shprehur zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.

Për akuzat e opozitës maqedonase drejtuar pushtetit se përgatit mashtrime zgjedhore përmes keqpërdorimit të pushtetit qendror, Kocijançiq tha se e kanë bërë të qartë se qeveria së bashku me opozitën, duhet të punojnë së bashku për të zbatuar prioritetet urgjente të Marrëveshjes së Përzhinës, me qëllim që vendi të kthehet drejt rrugës euratlantike, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Ne mbështesim reformat dhe kjo qartë përfshinë edhe pritjet kur bëhet fjalë për zgjedhjet e ardhshme dhe gjithsesi mënyra se si të përparohet në lidhje me reformat që qartë janë rekomanduar”, tha Kocijançiq./Telegrafi/