LAJMI I FUNDIT:

Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të, arreston një lider të ISIS-it në veri të Sirisë

Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të, arreston një lider të ISIS-it në veri të Sirisë

Forcat e koalicionit të udhëhequra nga SHBA-të, e kanë arrestuar një lider të ISIS-it gjatë një operacioni në pjesën veriore të Sirisë, bënë të ditur zyrtarët e koalicionit.

“Personi i arrestuar u vlerësua si një ekspert i krijimit të bombave dhe si një njeri i cili u bë një nga liderët kryesorë të grupit të ISIS në Siri”, thuhet në kumtesën e lëshuar të enjten.

Nga koalicioni nuk dhanë specifika se në cilin rajon të Sirisë ndodhi bastisja, por thanë se nuk ishte lënduar asnjë civil dhe se nuk kishte asnjë dëm të shkaktuar tek mjetet ajrore të koalicionit, transmeton Telegrafi.

Gjatë së mërkurës, një grup i mbështetur nga shteti turk, thanë për Reuters se koalicioni i udhëhequr nga amerikanët zhvilluan një operacion me helikopterë herët në mëngjes në një pjesë të Sirisë veriore, pjesë kjo e cila kontrollohet nga ISIS, ku edhe u tha se ishte bastisja e parë e këtij lloji në këtë zonë.

“Rrethanat e arrestimit deri tani janë të paqarta”, tha Major Youssef Hamoud, zëdhënësi i ushtrisë kombëtare siriane.

Youssef tha se operacioni kishte ndodhur afër fshatit Al Humaira, vetëm pak kilometra larg kufirit me Turqinë, dhe se në këtë operacion ishin përfshirë helikopterë Chinook dhe Blackhawk të cilët prodhohen në Amerikë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Kalo në kategori