LAJMI I FUNDIT:

Koalicioni Nisma-AKR-PD tërheqin komisionerët nga QNR, shkaku i votave nga Serbia

Koalicioni Nisma-AKR-PD tërheqin komisionerët nga QNR, shkaku i votave nga Serbia

Koalicioni NISMA-AKR-PD kanë larguar nga Qendra për Numërim dhe Rezultate (QNR), të gjithë vëzhguesit.

Kjo është bërë e ditur nga anëtari i NISMËS, Skender Reçica.

Ai një një konferencë të thirrur për media tha se largimi i vëzhguesve po ndodhë sepse në QNR do të bëhet numërimi i votave të jashtëligjshme, transmeton Telegrafi.

DnV: Zarfet e ardhura nga Serbia të verifikohen vetëm pas garantimit të shëndetit të personelit të KQZ-së
Lexo po ashtu DnV: Zarfet e ardhura nga Serbia të verifikohen vetëm pas garantimit të shëndetit të personelit të KQZ-së

“Jemi këtu për faktin se në këto momente pritet të fillojë numërimi i jashtëligjshëm i votave të ardhura nga Serbia. Dhe të cilat janë në kundërshtim me ligjin zgjedhor i cili përcakton qartë procedurat se si duhet votuar me postë. Jemi këtu për të tërhequr të gjithë vëzhguesit e koalicionit NISMA-AKR-P, për faktin se nuk dëshirojmë të bëhemi pjesë e një procesi të numërimit të votave të cilat janë të jashtëligjshme dhe kanë ardhur në rrugë ilegale të cilat për qëllim kanë dëmtimin e procesit zgjedhor në vend”, ka pohuar Reçica.

KQZ: Vijon procedimi i i zarfeve nga Serbia, ato tashmë nuk paraqesin ndonjë rrezik
Lexo po ashtu KQZ: Vijon procedimi i i zarfeve nga Serbia, ato tashmë nuk paraqesin ndonjë rrezik

Ai bëri thirrjes KQZ-së që të ushtrojë mandatin kushtetues dhe të merr vendim të ndërpres këtë proces.

“Ky proces i numërimit të votave të jashtëligjshme dëmton vullnetin e 40 mijë votuesve të cilët kanë votuar koalicionin NISMA-AKR-PD”, tha ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori