LAJMI I FUNDIT:

Koalicioni është regjistruar në Regjistrin qendror: Ja me kë do të garojë OBRM-PDUKM

Koalicioni është regjistruar në Regjistrin qendror: Ja me kë do të garojë OBRM-PDUKM

Regjistri qendror i Republikës së Maqedonisë duke vepruar pas paraqitjes për regjistrim të sigurimi të dhënave të Koalicionit në zgjedhjet e parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë , ka sjellë vendim me të cilin regjistrohet themelimi i koalicionit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas vendimit koalicionin e përbëjnë:


OBRM PDUKM (OBRM –Partia demokratike për unitet kombëtar maqedonas), Partia Socialiste e Maqedonisë, Partia demokratike e serbëve në Maqedoni, Lidhja e romëve në Maqedoni, Partia e drejtësisë, Partia e Aksionit demokratik e Maqedonisë, Partia e vllahëve nga Maqedonia, Partia për integrim të romëve, Partia punëtore bujqësore e Republikës së Maqedonisë, Partia e re liberale, Partia e demokratëve të bashkuar të Maqedonisë, Aleanca maqedonase, Partia demokratike e turqve të Maqedonisë, OBRM – PD (OBRM Partia demokratike), Forcat demokratike të romëve, Partia demokratik e boshnjakëve, Partia e bashkuar për barazi të romëve, Partia demokratike e romëve, Unioni socialdemokratik, Romët e bashkuar nga Maqedonia, Opsioni qytetar për Maqedoninë – OQM).

Si person i autorizuar i koalicionit është regjistruar Zoran Ilioski nga Manastiri./Telegrafi/