Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kërkuar nga Sindikata e Bashkuara e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të mos kërcënojë me protesta.
KMDLNJ thekson se e mbron të drejtat e SBASHK-ut që edhe të organizojë protesta, por jo duke e shndërruar në mjet shantazhi dhe kërcënimi të vazhdueshëm , siç po vepron edhe tani.
Lexoni të plotë reagimin e KMDLNj-së:
Është bërë si rregull e mbase edhe pjesë e statutit dhe Rregullorës se SBASHK-ut që para ç’do viti të ri shkollor të kërcënojë institucionet e Kosovës me protesta, nëse nuk iu përmbushen kërkesat të cilat sa shkojnë e rriten. SBASHK-u, në emër të organizimit dhe veprimit sindikalist jo rrallë ndërmerr veprime që, as nuk e përmirësojnë gjendjen e punëtorëve të arsimit, të drejtat e të cilëve i përfaqëson dhe mbron sipas mandatit e , në anën tjetër i shkel rëndë të drejtat e fëmijëve pasi e pengon procesin arsimor, edhe ashtu thuaja të mbaruar.
E drejta e veprimit sindikalist është e rregulluar me ligj, është e drejtë e pakundërshtueshme e të drejtave të njeriut, për aq sa kohë sa nuk i cenon të drejtat e të tjerëve. KMDLNj e mbron të drejtat e SBASHK-ut që edhe të organizojë protesta por jo duke e shndërruar në mjet shantazhi dhe kërcënimi të vazhdueshëm , siç po vepron edhe tani.
SBASHK-u , sikur edhe të tjerët duhet të kenë të qartë se pandemia e shkaktuar nga COVID-19 jashtëzakonisht shumë i ka dëmtuar proceset arsimore duke bërë dëme të pariparueshme prandaj as SBASHK-u apo kushdo qoftë tjetër nuk mund t’i lejojë vetes të drejtën që këtë situatë të rëndë ta keqpërdorë për përfitime personale. Kushtëzimi se , ose do të përfshihet Ligji i Pagave për punëtorët e arsimit në Buxhetin e Kosovës për vitin 2022 është shantazhim klasik dhe i palejueshëm, sigurisht edhe i papranueshëm. SBASHK-ut asnjë qeveri nuk po i bie taman dhe në vend që ta përdorë si mjet të realizimit të qëllimit dialogun dhe të arrijë një Marrëveshje të përshkallëzuar (zbatimi sipas mundësive buxhetore), po luan me kartën tutti per tutti ( krejt ose asgjë) që , përveç se është e pamoralshme, nuk është e zbatueshme, mësim nxënien, nxënësit dhe prindërit e tyre po i sjell buzë falimentimit. Pavarësisht kohëzgjatjes së protestës, edhe SBASHK-u sikur edhe punëtorët e arsimit në të gjitha nivelet marrin paga të rregullta kurse nxënësit mbesin në shtëpi duke humbur kohë dhe orë të mësimit. Në luftën e shpallur që SBASHK-u ua ka bërë të gjitha qeverive e kanë pësuar vetëm nxënësit dhe prindërit e tyre.
Në kundërshtim të çdo propozimi institucional është edhe kërcënimi i kryetarit të SBASHK-ut se:” sa të jem unë në krye të SBASHK-ut nuk do të lejoj që të bëhet testimi që e matë performancën e punëtorëve të arsimit…”. Nëse është kështu , pse atëherë vlerësohen dhe notohen nxënësit dhe studentët në Kosovë?!
KMDLNj-ë thërret SBASHK-un që të ulë “armët e luftës” – kërcënimin dhe shantazhin dhe t’i kthehet dialogut me qeverinë në mënyrë që të arrijë një marrëveshje të zbatueshme dhe të mos kërkojë një zgjidhje të pazbatueshme!
SBASHK-u mjaftueshëm e ka dëmtuar deri më tani procesin mësimor duke ua shkelur nxënësve të drejtat elementare të njeriut për një arsim normal prandaj duhet të mbledhë mend. Këshilli i Prindërve duhet të kundërshtojë këto kërcënime dhe shantazhe të SBASHK-ut duke i dërguar fëmijët në shkollë edhe në rast se SBASHK-u fillon ndonjë grevë apo protestë.
Të gjithë duhet ta kuptojmë se pandemia ka kthyer shumë procese prapa dhe se nuk mund të insistohet në rritje të menjëhershme të pagave pa një rimëkëmbje ekonomike.
Përfundimisht SBASHK-u duhet të sillet si pjesë aktive dhe konstruktive e shoqërisë kosovare duke kontribuar në tejkalimine situatës, edhe ashtu shumë të rënduar!. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shpërthimi në ushtri e la të verbër, historia tronditëse e Indrit: Më hodhi 25 metër
Kritikat e Kurtit ndaj Prokurorisë nga juristët vlerësohen vazhdimësi e ndërhyrjes në drejtësi
“20 mijë euro për statusin e viktimës së luftës”, rrëfimi i të mbijetuarës së masakrës së Abrisë
Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij
Liri më të madhe të lëvizjes apo tensione – çfarë mund të sjellë hapja e Urës së Ibrit?
Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse
U paralajmërua hapja e urës mbi Ibër, BE tregon procedurat
Kurti në Qendrën e Kulturës “Sami Frashëri” në Ankara: Jemi një komb i flamurit e mbi të gjitha - komb i gjuhës
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United