LAJMI I FUNDIT:

KMDLNj: SBASHK-u dhe mjekët grevistë po shkelin të drejtat në fushën e arsimit dhe shëndetësisë

KMDLNj: SBASHK-u dhe mjekët grevistë po shkelin të drejtat në fushën e arsimit dhe shëndetësisë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka reaguar lidhur me grevat në arsim dhe shëndetësi, duke thënë se SBASHK-u, me këtë grevë po i shkelë të drejtat e nxënësve.

KMDLNj ka kërkuar dhe kërkon që kjo grevë të ndërpritet urgjentisht, që prindërit t’i dërgojnë fëmijët në shkollë, të mos pranojnë të mbahet mësimi plotësues për faktin se nxënësit e as prindërit nuk kanë përgjegjësi për këtë, të mos paguajnë për çerdhe për aq kohë sa fëmijëve nuk iu janë ofruar shërbime për shkak të grevës dhe të kërkojnë përgjegjësi për orët e humbura.


KMDLNj reagon edhe kundër grevës në shëndetësi për faktin se kjo grevë rrezikon drejtpërdrejtë shëndetin e qytetarit dhe çdo mosdhënie e ndihmës mjekësore apo shmangie nga ky detyrim paraqet vepër penale, hiç asaj të përgjegjësisë morale dhe profesionale e që është sanksionuar me Betimin e Hipokratit.

” Edhe në reagimin e para një jave, KMDLNj ka deklaruar se kjo grevë nuk po organizohet për përmirësimin e cilësisë së arsimit, për përmirësimin e kushteve për entet parashkollore, për nxënës të shkollave fillore dhe të mesme sikur edhe për studentë të Universitetit të Prishtinës dhe universiteteve tjera publike por ekskluzivisht për qëllime të rritjes së pagave të kuadrit arsimorë por jo edhe të atyre që punojnë në këto institucione, nga çerdhet e deri te Universiteti e që nuk janë kuadër edukativ apo arsimorë! SBASHK, asnjëherë deri më sot nuk ka kërkuar që të përmirësohen kushtet në çerdhe, shkolla dhe universitete, të sigurohet transport falas për nxënës me gjendje të rëndë materiale, të pajisen kabinetet me mjete të nevojshme, të përmirësohen kushtet fizike, si për nxënës ashtu edhe për mësimdhënës dhe personel tjetër, të luftohet dukuria kur femrat nuk lejohen ta vazhdojnë shkollimin por se e ndërprenë kundër vullnetit të tyre… kundër teksteve joprofesionale shkollore ku në disa shkolla në gjuhën shqipe ende mësohet me tekste të Serbisë (si në shkollën muzikore në Prishtinë psh.), kundër politizimit të skajshëm të Universitetit të Prishtinës dhe universiteteve tjera publike, kundër emërimin politikë të drejtorëve të shkollave apo përjashtimit të tyre për shkaqe politike…”,  thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

KMDLNj kërkon që kjo grevë të ndërpritet urgjentisht, që prindërit t’i dërgojnë fëmijët në shkollë, të mos pranojnë të mbahet mësimi plotësues për faktin se nxënësit e as prindërit nuk kanë përgjegjësi për këtë dhe të mos paguajnë për çerdhe për aq kohë sa fëmijëve nuk iu janë ofruar shërbime për shkak të grevës dhe të kërkojnë përgjegjësi për orët e humbura.

“Drejtuesit e Universitetit të Prishtinës dhe universiteteve tjera publike duhet të thirren në përgjegjësi shkaku se kanë hyrë në grevë në kohën më të ndjeshme, në afatin e provimeve të muajit janar duke ua rrezikuar studentëve këtë afat.   Greva në institucionet arsimore publike përveç përfitimit personal ka  për qëllim ikjen nga përgjegjësia konkrete në këto institucione, që më shumë e promovojnë analfabetizmin se cilësinë e arsimit dhe se janë kundër çdo reforme të thellë në arsim e që ka aq shumë nevojë”.

KMDLNj reagoi edhe kundër grevës në shëndetësi për faktin se kjo grevë rrezikon drejtpërdrejtë shëndetin e qytetarit dhe çdo mosdhënie e ndihmës mjekësore apo shmangie nga ky detyrim paraqet vepër penale, hiç asaj të përgjegjësisë morale dhe profesionale e që është sanksionuar me Betimin e Hipokratit!

KMDLNj sugjeron qytetarët që iu refuzohet ndihma e nevojshme dhe e domosdoshme mjekësore që t’i denoncojnë këto raste sikur që edhe të denoncojnë rastet kur detyrohen që me shpenzimet e tyre të blejnë barëra për operacion dhe trajtim, mentela për mjekë, doreza, maska dhe gjësende tjera që duhet të sigurohen nga institucionet shëndetësore.

“Për KMDLNJ –në , nga aspekti i të drejtave të njeriut është i papranueshëm fakti se kemi rrezikim sistemor, në fushën e arsimit  si dhe të shëndetësisë dhe se reagimi qytetarë thuaja as që ekziston e mos të flasim për atë institucional që, objektivisht ka përgjegjësi për gjendjen e krijuar!”, thuhet në fund të reagimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori