LAJMI I FUNDIT:

KMDLNj: Gjykimi ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë, maratonë e një krimi juridik

KMDLNj: Gjykimi ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë, maratonë e një krimi juridik

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar ashpër ndaj procesit gjyqësor në Hagë, duke e cilësuar si “maratonë të një krimi juridik.”

Nesër bëhen katër vite nga arrestimi i disa prej figurave më të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe politikës kosovare, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarët e Kuvendit Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, si dhe Rexhep Selimi.

Sipas KMDLNj, procesi po zgjatet në mënyrë të padrejtë dhe po zhvillohet me shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.


KMDLNj thekson se parimi i prezumimit të pafajësisë është shkelur, ndërsa shumica e seancave janë mbajtur të mbyllura, duke përjashtuar publikun në 63% të rasteve.

“Proces i stërzgjatur dhe paragjykues për parimin e prezumimit të pafajësisë nga kupola e Gjykatës Speciale dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar përmes deklaratave publike dhe intervistave. Proces në të cilin brutalisht shkelet parimi i publicitetit duke e përjashtuar publikun në më shumë se 63 përqind të seancave gjyqësore përmes seancave të mbyllura”.

Këshilli gjithashtu kritikon redaktimin e materialeve të mbrojtjes dhe përkthimin e vonuar në shqip, duke e quajtur këtë një pengesë të qëllimshme për mbrojtjen efektive.

KMDLNj ngre shqetësime edhe për keqtrajtimin e të paraburgosurve në aspektin shëndetësor dhe social, duke përmendur raste ku të arrestuarit lejojnë vizita familjare vetëm pas vdekjes së të afërmve të tyre.

“Familjarët dhe avokatët e ekipit mbrojtës fillimisht janë penguar duke ua mohuar vizat afatgjate. Shërbimet shëndetësore janë ofruar me vonesë dhe vetëm pasi janë dënuar me dënim afatgjatë. Ushqimi është jashtë kontekstit tradicional dhe nevojave shëndetësore”.

“Brutalisht po keqpërdoren vizitat humanitare pasi, në jo pak raste pengjet e Hagës lejohen të vizitojnë anëtarët e familjeve të tyre vetëm pasi ata të vdesin që nënkuptojnë se ata po vizitojnë varre dhe jo më të dashurit e tyre”.

Këshilli bën thirrje për monitorim ndërkombëtar të kushteve në të cilat mbahen të akuzuarit dhe kërkon një gjykim të drejtë dhe të paanshëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia në kërkim të dy grave në Prishtinë, të dyshuara për vjedhje

Policia në kërkim të dy grave në Prishtinë, të dyshuara për vjedhje

Kronika e Zezë
​Një serb prezantohet rrejshëm si zyrtar i AKI-së, Islami: Synohet dëmtimi i imazhit të Kosovës

​Një serb prezantohet rrejshëm si zyrtar i AKI-së, Islami: Synohet dëmtimi i imazhit të Kosovës

Lajme
Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar

Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar

Lajme
Të qeshurat në orët e vona në Kuvend, Pal Lekaj dhe Besnik Tahiri shkak për momente komike mes deputetëve

Të qeshurat në orët e vona në Kuvend, Pal Lekaj dhe Besnik Tahiri shkak për momente komike mes deputetëve

Lajme
Kurti në Bosnjë e Hercegovinë flet për Marrëveshjen e Procesit të Berlinit për lirinë e lëvizjes me karta identiteti

Kurti në Bosnjë e Hercegovinë flet për Marrëveshjen e Procesit të Berlinit për lirinë e lëvizjes me karta identiteti

Lajme
Konjufca për dënimin e Nezir Mehmetajt: E dënoj fuqishëm këtë padrejtësi, bashkësia ndërkombëtare të rrisë presionin ndaj Serbisë

Konjufca për dënimin e Nezir Mehmetajt: E dënoj fuqishëm këtë padrejtësi, bashkësia ndërkombëtare të rrisë presionin ndaj Serbisë

Lajme
Kalo në kategori