LAJMI I FUNDIT:

Klubi i Prodhuesve viziton fabrikën “Comodita” në Gjakovë

Klubi i Prodhuesve viziton fabrikën “Comodita” në Gjakovë

Drejtori i Klubit të Prodhuesve, Astrit Panxha së bashku me Ilir Hajzer Seferi, nënkryetar nga Fondacioni Besa ne Bavari, ishin në një vizitë tek fabrika e prodhimit të shpuzës dhe dyshekëve Comodita, në Gjakovë.

Produkti ky i cili për një kohë të shkurtër është pasuar nga projekti për zgjerimin e një rrjeti dyqanesh me produkte shtëpie Comodita Home- pjesë e Devolli Corporation.


“Sot kjo fabrikë është një ndër më të mëdhatë në Evropë, ku ka rreth 1200 punëtorë dhe eksporton me linjë të rregullt edhe në SHBA dhe Kanada.

Së shpejti pritet edhe ndërtimi i fabrikës së re, me një hapësirë prej 55mijë m2, ku pritet të punësohen rreth 800 punëtorë shtesë, duke e bërë këtë fabrikë për prodhimin e shpuzës dhe dyshekëve një ndër më të mëdhatë në botë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/