LAJMI I FUNDIT:

Klubi i Prodhuesve reagon kundër gjuhës denigruese të kryetarit të OEK-ut

Klubi i Prodhuesve reagon kundër gjuhës denigruese të kryetarit të OEK-ut

Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) shpreh reagimin e ashpër kundër gjuhës denigruese të përdorur gjatë emisionit të djeshëm të Info Magazinës në Klan Kosova, nga kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu.

“Për Klubin e Prodhuesve të Kosovës është e papranueshme që një gjuhë e tillë të jetë pjesë e diskursit të përditshëm publik, prandaj edhe e kundërshtojmë që shprehje të tilla që u përdorën dje të jenë pjesë e kulturës sonë shoqërore dhe e aq më pak pjesë e debateve televizive. Klubi i Prodhuesve të Kosovës shpreh respektin më të madh për Odën Ekonomike të Kosovës si institucion, mirëpo kërkon nga ajo që të distancohet nga deklaratat e pamatura të kryetarit tashmë në ikje”, thuhet në reagimin e KPK-së, përcjell Telegrafi.

Klubi është i gatshëm që gjithmonë të jetë pjesë e debateve të cilat janë konstruktive, transmetojnë vlera demokratike e etike dhe adresojnë çështje që janë me interes për zhvillimin ekonomik të vendit. /Telegrafi/