Ligji për sponsorizim në sport është një ligj që i ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë klubet sportive në Kosovë.

Udhëheqësi për licencimin e Federatave në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Fidan Shatri, ka publikuar të dhëna mbi përfitimet financiare të klubeve sportive nga Ligji i Sponsorizimit deri në muajin shtator 2025.


Basketbolli – Ylli në krye

Nga klubet e basketbollit, më së shumti ka përfituar KB Ylli, me një shumë prej 1,109,500 euro.

Pas tij renditet KB Trepça me 817,000 euro, ndërsa podiumi plotësohet nga KB Sigal Prishtina me 410,000 euro.

Në top katërshe hyn edhe KB Bashkimi, me 386,000 euro të përfituara.

Futbolli – Drita prin listën

Në futboll, më së shumti ka përfituar kampioni në fuqi i Kosovës, FC Drita, me 218,000 euro.

Pas saj ndodhet FC Ferizaj me 158,500 euro , e ndjekur nga FC Prishtina me 150,000 euro dhe FC Llapi me 105,000 euro.

Krahasimi

Nga të dhënat bie në sy se klubet e basketbollit kanë përfituar shumëfish më tepër se ato të futbollit.

Vetëm KB Ylli ka marrë gati pesëfishin e shumës që ka përfituar FC Drita, klubi futbollistik me mbështetjen më të madhe deri më tani. /Telegrafi/

telegrafi sport app