LAJMI I FUNDIT:

Klubet nga Liga Premier refuzojnë të luajnë në stadiume neutrale

Klubet nga Liga Premier refuzojnë të luajnë në stadiume neutrale

Klubet nga Liga Premier e kanë refuzuar idenë që të luajnë në stadiume neutrale, derisa Federata e Futbollit të Anglisë nuk pranon që ky edicion të përjashtohet.

Nga takimi i mbajtur sot (e hënë) është marrë vendimi që stërvitjet të fillojnë nga 1 qershori, derisa ndeshjet e para do të fillojnë më 12 qershor.


Pjesë e ‘Projektit rifillimi” janë edhe ndeshjet në stadiumet neutrale, por kryetari i ligës angleze, Richard Masters tani ka pranuar se ajo ide është hipotetike.

“Të gjithë do të preferojnë të luajnë në shtëpi dhe jashtë nëse është e mundur, dhe është e qartë të shohësh disa klube të ndjehen më fort për këtë sesa të tjerët,” ka thënë ai pas takimit, raporton BBC Sport.

“Ne jemi në kontakt me autoritetet dhe po dëgjojmë këshillat, ndërsa gjithashtu përfaqësojmë pikëpamjet e klubeve në ato diskutime”.

Merret vendimi përfundimtar në Angli, vendoset data kur do të fillojë Liga Premier
Lexo po ashtu Merret vendimi përfundimtar në Angli, vendoset data kur do të fillojë Liga Premier

“Që kur Covid-19 u bë një çështje, ne kemi biseduar me autoritetet në lidhje me kushtet në të cilat ne mund të kthenim mbrapa Ligën Premier dhe  duke marrë të gjitha ato këshilla në bord, por është një dialog në vazhdimësi”.

“Por, të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për ato që autoritetet po na thonë, dhe ne do të vazhdojmë me atë konsultim”.

Manchester City (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

“Ka një dëshirë të fortë për të diskutuar gjithçka rreth e rrotull dhe për të rënë dakord për një rrugë kolektive përpara. Ka një vullnet vërtet të fortë kolektiv për të përfunduar sezonin”, ka shtuar më tej ai.

The Times dhe The Independent raportojnë se shefi i FA, Greg Clarke u tha të gjitha 20 skuadrave të Ligës Premier që organi drejtues nuk do të sanksiononte sezonin që përfundon pa rënie të tri skuadrave nga liga  ose edicioni 2019-20 të përjashtohet përfundimisht. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori