Klose s’e pranon golin me dorë, përshëndetet gjesti i tij (Video)

Ky veprim i Kloses të cilin mund ta shihni në videon më poshtë, është pritur jashtëzakonisht mirë nga bota sportive, duke e vlerësuar si akt që vlen të përshëndetet.
“Bravo Klose. Gjesti yt i fundit është i madh dhe shembull për të gjithë”, ka theksuar Blatter në një shkrim në Twitter.
Lojtarë tjerë të shumt të mëdhenj europian e kanë përshëndetur gjestin e Kloses, i cili ishte i madh marrë parasysh që do të kishte ndikuar në rrjedhën e takimit, që përfundoi me rezultat të pastër 3-0 për Napolin.
Vlen të përmendet se Miroslav Klose është i martuar me një shqiptare nga Kosova, ndërsa ka dy fëmijë me të. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
27/09/2012
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

















































