Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka qenë i shkurt, por edhe i sigurt kur u pyet për të ardhmen e yllit të ekipit, Mohamed Salah.

Në fillim të kësaj jave, mediat saudite pretenduan se Salah do t'i nënshtrohej testeve mjekësore te Al Ittihad.


U raportua se klubi saudit është gati të pagujë 100 milionë euro për shërbime e tij dhe ta bëjë egjiptianin lojtarin më të paguar në botë.

Megjithatë, sjellja e Kloppit sugjeron se nuk ka asgjë rreth një transferimi të mundshëm të Salah te klubi nga Superliga e Arabisë Saudite.

Pas përfundimit dramatik të ndeshjes me Newcastle, Klopp nuk mundi të shmangte një pyetje për të ardhmen e yllit të Reds, por ishte i shkurt.

“Historia e Mo Salah në Al-Ittihad nuk është zhdukur fare, apo jo?”, e pyeti gjermanin gazetari i Sky Sports, Patrick Davison.

“Për mua, ka përfunduar”, u përgjigj Klopp në një mesazh të qartë se Salah do të qëndrojë në Liverpool. /Telegrafi/

telegrafi sport app