Klinika Zhan Mitrev tregon për shkaqet, komplikimet dhe zgjidhjet e sindromës së vezores policistike

Sindroma e vezores policistike (PCOS – polycystic ovarial syndrome) është një sëmundje hormonale gjinekologjike që shfaqet te gratë e moshës riprodhuese. Gratë me PCOS shpesh kanë perioda të rralla ose të zgjatura, kanë nivele të larta të hormoneve mashkullore (androgjene) dhe shpesh kanë cista të vogla ovariane (folikula) me madhësi deri në 10 mm që nuk arrijnë të çlirojnë qeliza vezore gjatë ciklit menstrual, njofton klinika Zhan Mitrev.
Shkaku i saktë i PCOS është i panjohur. Diagnoza dhe trajtimi i hershëm së bashku me menaxhimin/kontrollin e peshës mund të zvogëlojnë rrezikun e komplikimeve afatgjata si diabeti i tipit 2 dhe sëmundjet e zemrës.
Simptomat e PCOS shpesh shfaqen në adoleshencë, por ndonjëherë zhvillohen më vonë, për shembull si rezultat i shtimit të konsiderueshëm në peshë.
Simptomat e PCOS ndryshojnë, por më të zakonshmet janë:
Menstruacione të çrregullta. Ciklet menstruale të rralla, të parregullta ose të zgjatura janë shenja më e zakonshme e PCOS.
Androgjen i tepërt. Qime në fytyrë dhe trup (hirsutizëm) dhe nganjëherë puçrra dhe humbje flokësh (model mashkullor).
Vezoret policistike. Vezoret mund të jenë të zmadhuara, me një numër të madh folikulash të pa shkëputura, pra vezoret nuk funksionojnë normalisht.
Shenjat dhe simptomat e PCOS janë zakonisht më të rënda nëse jeni mbipeshë.
Shkaqet
Shkaku i saktë i PCOS është i panjohur. Faktorët që mund të luajnë rol janë:
Insulinë e tepruar. Insulina është një hormon i prodhuar në pankreas që lejon qelizat të përdorin sheqerin. Nëse qelizat tuaja bëhen rezistente ndaj veprimit të insulinës, atëherë nivelet e sheqerit në gjak rriten dhe trupi juaj prodhon më shumë insulinë. Insulina e tepërt mund të rrisë prodhimin e androgjenit, duke shkaktuar vështirësi me ovulim.
Niveli kronik i ulët i inflamacionit. Ky term përdoret për të përshkruar prodhimin e shënuesve inflamatorë që stimulojnë vezoret policistike për të prodhuar androgjene, të cilat mund të çojnë në probleme të zemrës dhe enëve të gjakut.
Trashëgimia. Hulumtimet sugjerojnë se disa gjene mund të lidhen me PCOS.
Androgjeni i tepruar. Vezoret prodhojnë nivele të larta të androgjeneve, duke rezultuar në hirsutizëm dhe akne.
Komplikimet
Steriliteti
Diabeti gestacional ose presioni i lartë i gjakut
Aborti ose lindja e parakohshme
Sindroma metabolike – një grup kushtesh duke përfshirë presionin e lartë të gjakut, sheqerin e lartë në gjak dhe nivelet jonormale të kolesterolit ose triglicerideve që rrisin ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Steriliteti
Diabeti gestacional ose presioni i lartë i gjakut
Aborti ose lindja e parakohshme
Sindroma metabolike – një grup kushtesh duke përfshirë presionin e lartë të gjakut, sheqerin e lartë në gjak dhe nivelet jonormale të kolesterolit ose triglicerideve që rrisin ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare
Diabeti i tipit 2 ose prediabeti
Depresioni, ankthi dhe çrregullimet në ushqim
Gjakderdhje abnormale e mitrës
Kanceri i mukozës së mitrës (kanceri endometrial).
Terapia
Terapia e PCOS fokusohet në probleme dhe nevoja individuale, të tilla si infertiliteti, hirsutizmi (qime në fytyrë dhe trup), aknet ose obeziteti.
Kontrolli i peshës trupore përmes një diete me kalori të ulët të kombinuar me stërvitje të moderuar. Humbja e peshës gjithashtu mund të rrisë efektivitetin e ilaçeve ndaj sindromës policistike të vezoreve dhe mund të ndikojë pozitivisht ndaj infertilitetit.
Ilaçet
Rregullimi i ciklit menstrual
Pilula kontraceptive të kombinuara. Pilulat që përmbajnë estrogjen dhe progestinë reduktojnë prodhimin e androgjeneve dhe rregullojnë estrogjenin.
Terapia me progestin. Marrja e një progestinit për 10 deri në 14 ditë çdo një deri në dy muaj mund të rregullojë ciklin menstrual dhe të mbrojë kundër kancerit endometrial.
Trajtimi i infertilitetit me:
Stimulues të ovulimit si Klomifeni, Letrozoli (Femara), Gonadotropina.
Metformina – ilaç për diabetin e tipit 2 që përmirëson rezistencën ndaj insulinës dhe ul nivelet e insulinës.
Anti-androgjene si Spironolactone (Aldactone). Ky ilaç bllokon efektet e androgjenëve në lëkurë. Spironolactone mund të shkaktojë defekte të lindjes, kështu që kërkohet kontracepsion efektiv gjatë marrjes së këtij ilaçi.
Për të zvogëluar efektet e PCOS, përpiquni të:
Mbani nën kontroll peshën e trupit tuaj. Reduktimi i peshës mund të ulë nivelet e insulinës dhe androgjenit dhe mund të rikthejë ovulacionin.
Kufizoni marrjen e karbohidrateve.
Merruni me aktivite fizik. Ushtrimit ndihmojnë në uljen e niveleve të sheqerit në gjak. Nëse keni PCOS, rritja e aktivitetit tuaj ditor mund të trajtojë dhe madje të parandalojë rezistencën ndaj insulinës.

Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lodhja juaj mund të jetë shenjë e anemisë, këto ushqime të pasura me hekur mund të ndihmojnë

Bima më shëruese në planet, e cila rritet në lëvore druri: Nobelisti me të ka shëruar kancerin!

A shkaktojnë diabet ushqimet me sheqer? Ç’duhet të dini

Ushqimet që lehtësojnë dhimbjen e kokës: Falë përbërjes së tyre mund t'ju ndihmojnë shumë!

Probiotikë për shëndetin e hapësirës së gojës

Ndihmojnë në përthithje: Frutat që duhet t’i konsumoni më shpesh në rast të mungesës së hekurit

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Banesa në shitje – ideale për familjet e vogla ID-247

Banesa me sipërfaqe 84m2 në qendër të Prishtinës është në shitje ID-133

Rehati, freski dhe pamje e mahnitshme – shitet vila në Brezovicë ID-246

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Bellingham dhe Real Madridi në mes të një udhëkryqi - anglezi mund ta humbë sezonin dhe Euro 2024

Vrasja e të dyshuarit për grabitjen në Suharekë, a reagoi sipas protokollit Policia e Kosovës?

Shtetasit suedezë i morën me qera veturat Porsche dhe BMW në Aeroportin "Adem Jashari", dhe nuk i kthyen më

Hovenier: Unë fle rehat duke e ditur që NATO dhe ushtarët amerikanë janë në veri të Kosovës

Gruaja që u vra nga grabitësit në Prishtinë ishte shtetase e Suedisë, lajmi bën jehonë edhe në mediat atje

Lumbardhi dhe Alby gjithnjë e më të afërt, prekje e ledhatime në një çast intim mes tyre në dhomën e gjumit