LAJMI I FUNDIT:

Klinika Infektive del me sqarim rreth dyshimeve se janë përzier të dhënat për dy pacientë të vdekur

Klinika Infektive del me sqarim rreth dyshimeve se janë përzier të dhënat për dy pacientë të vdekur
Foto: Ilustrim

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka dalë me një sqarim pas raportimeve se në Klinikën Infektive dyshohet se është bërë ndërrimi i dy trupave të vdekur në morg.

Klinika Infektive nuk ka dhënë detaje tjera, ndërsa bën të ditur se bashkë me Policinë e Kosovë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Në sqarimin për media thuhet se menaxhmenti i klinikës është njoftuar në lidhje me mundësinë e përzierjes së dokumentacionit mjekësor të pacientëve që kanë përfunduar me vdekje në këtë klinikë.

“Menaxhmenti i Klinikës Infektive bashkë me organet kompetente, Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast”, thekson QKUK duke mos dhënë më shumë detaje. /Telegrafi/