LAJMI I FUNDIT:

Klinika Digjitale – shërbimi i sigurt gjatë pandemisë

Klinika Digjitale – shërbimi i sigurt gjatë pandemisë

Rreziku nga COVID-19 për shëndetin dhe jetën e qytetarëve është në rritje, andaj të gjithë duhet mobilizuar dhe japim kontributin tonë për të fituar betejën me pandeminë COVID-19.

Për shkak të kërkesave të shtuara për shërbimet e Klinikës Digjitale, Bordi i Klinikës Digjitale ka vendosur të shtoj kapacitetet e saj dhe është i përkushtuar të ofrojë shërbime më të sigurta, më të shpejta për të gjithë qytetarët në nevojë. Qytetarët mund të konsultohen me mjekun pa marrë parasysh distancën në mes tyre dhe atë pa lëvizur nga shtëpia. Klinika Digjitale ofron ambient të sigurt për të gjithë mjekët dhe punëtorët shëndetësorë. Për të u konsultuar me mjekët e Klinikës Digjitale, caktoni termin në linkun: https://klinikadigjitale.net/mjeket.

Klinika Digjitale është ndër mundësitë e rralla për të ofruar shërbime shëndetësore online dhe platforma e vetme dhe më e sigurt shëndetësore për ruajtjen e popullatës së rrezikuar në vendin tonë. Platforma shëndetësore ofron siguri për të gjithë, duke shmangur kontaktin direkt të pacientit me mjekun dhe kursyer infektimin e mundshëm me COVID-19.

Klinika Digjitale ka teknologjinë dhe softuerin, mundësitë dhe resurset, mjekët specialistë kombëtarë dhe ndërkombëtarë dhe mbi të gjitha vullnetin për të ofruar shërbime shëndetësore online dhe trajtim të sigurt për qytetarët dhe ambient të sigurt për punëtorët shëndetësorë!

Klinika është e gatshme ta shtojë numrin e mjekëve digjitalë dhe të përkushtuar për të ofruar përkujdesje të shtuar për të gjithë qytetarët në nevojë,  e në veçanti për:

– Rastet urgjente
– Personat me nevoja të veçanta
– Pacientët me sëmundje kronike
– Pensionistët dhe
– Të vetizoluarit

Të dashur qytetar, për të fituar betejën me pandeminë, nevojitet vetëdijësim i të gjithëve! Andaj, të japim kontributin tonë, të mbajmë maskat në vende publike, respektojmë distancën me njëri-tjetrin dhe të kujdesemi për higjienën personale! Këto janë dobësitë e COVID-19! Të mobilizuar dhe të bashkuar mund ta fitojmë edhe këtë betejë!

Klinika Digjitale është me ju në këto ditë të vështira për ne dhe për vendin tonë!

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori