LAJMI I FUNDIT:

Klinaku nga OVL-UÇK: Ata që protestojnë për Trustin mund të na bashkohen

Klinaku nga OVL-UÇK: Ata që protestojnë për Trustin mund të na bashkohen

Sekretari organizativ i OVL e UÇK-së, Faton Klinaku i është drejtuar protestuesve në oborrin e Kuvendit duke thënë se ata që dëshirojnë të protestojnë për tërheqjen e kursimeve nga Trusti mund t’i bashkohen atyre.

Klinaku ka theksuar që Trusti është i qytetarëve.


“Ata që protestojnë për Trustin lirisht mund të na bashkohen. Edhe na do t’i mbështesim. Trusti është i qytetarëve, natyrisht që e përkrahim”, tha Klinaku.

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mban një protestë gjithëpopullore në shenjë pakënaqësie për miratimin e Ligjit për Pagën Minimale dhe mospërfshirjen e tyre. /Telegrafi/