LAJMI I FUNDIT:

Klan Kosova nga nesër me skemë të re programore

Klan Kosova nga nesër me skemë të re programore

Klan Kosova nga nesër fillon me skemë të re programore. Programe të reja do ta pasurojnë 24-orëshin në kanalin numër një në vend.

Seriali fenomen i ekraneve turke “Doktori i Mrekullive” nis transmetimin nga e hëna në të premten në orën 19:00.


“Edicioni special” është programi më i ri që sjell desku informativ çdo natë nga e hëna në të premten në orën 23:00.

Termini i orës 20:45 të martën, të mërkurën dhe të enjten është i rezervuar për debatin në “Rubikonin” e Adriatik Kelmendit.

Kjo nuk është e tëra, pasditet do të jenë të rifreskuara çdo ditë pune me “Wazzup” në orën 15:50.

“Ora e Pasdites” do t’ju shoqërojë nga e hëna në të premten në terminin e orës 16:35, ndërsa “Info Magazine” në orën 17:30.

Lajmet më të fundit nga sporti në “Minuta e Fundit” vijnë në orar të ri prej orës 18:40.

“Doktori i mrekullive”, serial i ri televiziv në Klan Kosova
Lexo po ashtu “Doktori i mrekullive”, serial i ri televiziv në Klan Kosova

“O Sa Mirë” rikthehet të hënave në orën 20:45, “Nd’rrimi i Natës” vjen në terminet e reja në orën 22:00 çdo të hënë dhe të martë, kurse kuizi i muzikës “The Big Music Show” do të vjen përmes ekraneve në shtëpitë tuaja të mërkurën në orën 22:00.

Ndërkaq, episodet e reja të “Vikings” do t’i shihni te enjten në orën 22.00, ndërsa emisioni më familjar “Familja ime” vjen në fundjavë, të shtunën dhe të dielën në orën 10:00.

Klan Kosova mendon edhe për më të vegjlit. Ata mëngjeset do t’i shijojnë më mirë nga e hëna në të premten me “Mouk” në orën 09:50, eksploruesen “Dora” në 10:00, “Go Diego” në 10:30 si dhe me “O Sa Mirë Kids” të dielave në 12.05.

“24-orëshi në Klan Kosova kompletohet edhe me programet aktuale që nuk ndryshojnë termin. Një skemë e re programore që plotëson të gjitha ngjyrat në ekran. Sytë në Klan Kosova. Jemi një!”, thuhet në njoftimin e Klan Kosova.