LAJMI I FUNDIT:

KK i Deçanit, vendimin e Kushtetueses e quan të kundërligjshëm, të turpshëm dhe diskriminues

KK i Deçanit, vendimin e Kushtetueses e quan të kundërligjshëm, të turpshëm dhe diskriminues

Kuvendi komunal i Deçanit, ka mbajtur sot një mbledhje të jashtëzakonshme lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, rreth pronave të Manastirit të Deçanit.

Në këtë mbledhje, si pozita ashtu edhe opozita, e kanë vlerësuar vendimin e Kushtetueses si të kundërligjshëm, të turpshëm dhe diskriminues për qytetarët e Deçanit, ku sipas tyre, ai përveç tjerash e pengon edhe zhvillimin ekonomik të këtij qyteti, raporton KTV.


Në fjalën e tij, kryetari i kësaj komune, Rasim Selmanaj, ka thënë se përfaqësuesi ligjor i komunës ka konstatuar se ende ka hapësirë ligjore për ta kontestuar vendimin e fundit të Kushtetueses.

Aktualisht, kuvendi komunal ka formuar një komision i cili është duke e përpiluar një deklaratë e cila shpreh vullnetin politik të asamblesë komunale të Deçanit, për ta kundërshtuar në të gjitha mënyrat zbatimin e këtij vendimi.

Ndërkohë, udhëheqja e Deçanit, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe qytetarë të shumtë, për nesër kanë paralajmëruar edhe një protestë para Manastirit, për të vazhduar kështu kundërshtimin ndaj vendimit të Kushtetueses.