LAJMI I FUNDIT:

Kjo video që shkakton halucinacione, nuk iu rekomandohet personave me probleme mendore (Video)

Kjo video që shkakton halucinacione, nuk iu rekomandohet personave me probleme mendore (Video)

Hulumtuesit në Universitetin e Wales në Australi, e kanë krijuar një video hipnotike që po iu shkakton halucinacione edhe njerëzve të shëndoshë.

Disa njerëz po shohin pika me ngjyrë gri, duke u sjellë nëpër rrethin e madh, teksa po shikojnë me vëmendje pikën në qendër, transmeton Telegrafi.


Po që se ndalohet videoja në çfarëdo momenti, ato zhduken menjëherë.

Ky mashtrim optik, nuk është bërë vetëm për të mahnitur shikuesit e internetit, por për të shëruar sëmundje siç është perkinsoni.

Në fakt, me këtë nxiten halucinacionet dhe përmes kësaj po studiohet se si formohen dhe marrin hov këto gjendje mendore.

Filmimi hipnotik që është postuar më poshtë, nuk iu rekomandohet ta shikojnë personat me probleme mendore, epilepsi, migrenë dhe çrregullime tjera psikike. /Telegrafi/