LAJMI I FUNDIT:

Kjo Toyota Supra e vitit 1993 – me 624,000 kilometra të kaluara – thuhet se po shitet për një çmim marramendës

Kjo Toyota Supra e vitit 1993 – me 624,000 kilometra të kaluara – thuhet se po shitet për një çmim marramendës

Nëse do të shihnit një veturë me 400,000 milje të kaluara dhe me një çmim të tillë, sigurisht do të mendonit se diçka nuk është në rregull.

Por sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kjo nuk vlen kur bëhet fjalë për një Toyota Supra.


Siç thuhet më tej, bëhet fjalë për një Supra që ka kaluar 388,000 milje ( 624,000 km) dhe megjithatë oferta për të ka tejkaluar tashmë vlerën prej 40,000 dollarë.

Ky është një Supra Turbo i vitit 1993, pjesa e brendshme e të cilës veturë tregon më shumë shenja përdorimi sesa jashtë.

Supra e gjeneratës së katërt thuhet se kishte një zëvendësim të motorit në 250,000 milje dhe u “ngjyros” në fillim të viteve 2000. /Telegrafi/