LAJMI I FUNDIT:

Kjo pije mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të përsëritura të zemrës me 50 për qind

Kjo pije mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të përsëritura të zemrës me 50 për qind

Çdokush që ka përjetuar një episod kardiak të tillë si një sulm në zemër ose goditje në tru, mund të mos ketë nevojë të heqë dorë nga pirja e alkoolit plotësisht për të mbajtur zemrën në formë.

Në fakt, sipas një studimi të ri, pirja e një sasie të vogël alkooli çdo ditë mund të zvogëlojë shansin për një problem të përsëritur shëndetësor.


Hulumtimi i botuar në BMC Medicine Jorunal ka vëzhguar të dhënat nga më shumë se 48.000 të rriturit me sëmundje kardiovaskulare mbi një hapësirë 20 vjeçare. Ata zbuluan se pirja e deri në 105 gram alkool çdo javë ul ndjeshëm rrezikun e vuajtjes së episodeve të mëvonshme kardiake.

Autorët e studimit thonë se kjo është ekuivalente me pak më pak se gjashtë gllënjka birrë me fuqi të mesme ose pak më shumë se një shishe verë të shpërndarë gjatë një jave.

Ata që pakësuan vetëm 6 gram alkool çdo ditë (42 gram në javë) treguan rrezikun më të madh të zvogëluar, duke e ulur atë deri në 50 për qind. Të tjerët që pinin pak më shumë me rreth 8 gram në ditë (56 gram në javë) prapëseprapë e zvogëlonin rrezikun e tyre deri në 27 për qind.

Këto gjetje mbështesin kërkimet e mëparshme që pretendojnë se sasi të vogla të alkoolit mund të sigurojnë mbrojtje për zemrat tona. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori