LAJMI I FUNDIT:

Kjo pije alkoolike eliminon erën e pakëndshme dhe largon bakteret

Kjo pije alkoolike eliminon erën e pakëndshme dhe largon bakteret

Përdoreni për të spërkatur gjërat e dimrit

Një truk i shkëlqyeshëm kur nuk keni mundësi t’i ajrosni rrobat.


Gardëroba e dimrit, siç janë trikot e leshta dhe fustanet e trasha nga përzierjet e këtij materiali dhe pambukut, dinë të marrin një aromë të pakëndshme kur qëndrojnë një kohë të gjatë në dollapë.

Ndonëse rrobat janë të pastra, ajo aromë pengon dhe është posaçërisht një problem nëse nuk ka diell apo nuk keni mundësi të ajrosni gardërobën.

Mirëpo, mund t’ju ndihmojë një truk, transmeton Telegrafi.

Rrobat mund t’i spërkatni me vodkë, sepse kjo pije alkoolike eliminon në mënyrën më të mirë bakteret dhe në të njëjtën kohë nuk lë erë alkooli.

Kur spërkatni rrobat e leshta, lërini në një zonë të ajrosur mirë në shtëpi që të thahen. Eroma e pakëndshme do të zhduket pas kësaj. /Telegrafi/