LAJMI I FUNDIT:

Kjo perime ka më shumë proteina se mishi

Kjo perime ka më shumë proteina se mishi
shutterstock

Zgjedhje e shkëlqyer për veganët!

Sipas ueb-sajtit “Healthline”, ushqimet e përshtatshme për veganët siç janë: bajamet, kikirikët, thjerrëzat dhe quinoa janë opsione të shkëlqyera, ashtu si qumështi, vezët dhe kosi grek për njerëzit joveganë.

Por ka një perime që i kalon ato kur bëhet fjalë për përmbajtjen e proteinave; në fakt, ajo përmban më shumë proteina sesa bifteku i mishit, transmeton Telegrafi.

Ashtu si shumica e perimeve jeshile, brokoli është një burim i shkëlqyer i disa llojeve të ndryshme të materieve ushqyese. Ka një furnizim të mirë të vitaminave C dhe K, si dhe shumë kalium, sipas “Healthline”. Madje do të rrisë marrjen e fibrave në trupin tonë.

Pra, brokoli është një alternativë shumë më e mirë për shëndetin e zemrës, sesa mishi.

Por ajo që mund të jetë më befasuese është se brokoli në fakt ka më shumë proteina sesa bifteku, kur krahasohet me kalori. Healthline shpjegon se një filxhan ka vetëm 31 kalori (në krahasim me një biftek mishi, 179 kalori nga yndyra). Për atë madhësi të porcionit, 33% – më shumë se një e treta – e kalorive janë proteina.

Ky është një lajm i mirë për të gjithë ata që po përpiqen të shtojnë më shumë proteina pa shtuar më shumë mish në vaktet e tyre. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori