LAJMI I FUNDIT:

Kjo influencuese po bën para përmes Instagram-it, por nuk është njeri!

Kjo influencuese po bën para përmes Instagram-it, por nuk është njeri!

Me flokët rozë dhe pamjen e saj engjëllorë, Imma ka tërhequr deri më tani thuajse 400.000 ndjekës në Instagram. Tani ajo po bën disa dalje në Shangai për të promovuar muzikën e saj. Pavarësisht se nuk është një njeri i vërtetë, ajo gjithsesi, ndonjëherë mban maskë

Imma u krijua nga Riot Games Inc. dhe më pas u bë virale pikërisht prej tyre dhe menaxhimit nga Aww.


Markat pritet të shpenzojnë deri në 15 miliardë dollarë në vit në marketingun e influencuesve deri në vitin 2022, nga 8 miliardë dollarë vitin e kaluar, sipas Business Insider Intelligence.

Një pjesë në rritje e këtyre parave u përket influencuesve virtualë dhe marketingu tradicional po përjeton një përçarje serioze.

“Influencuesit virtualë, megjithëse janë të rremë, kanë potencial të vërtetë biznesi”, thotë Christopher Travers, themeluesi i virtualhumans.org, një faqe në internet që dokumenton industrinë.

“Në plan afatgjatë, ata janë më të lirë se njerëzit për të punuar, janë 100% të kontrollueshëm, mund të shfaqen në shumë vende në të njëjtën kohë dhe më e rëndësishmja, ato nuk plaken e nuk vdesin kurrë.”

Sipas Travers, aktualisht ka rreth 125 influencues virtualë në rrjete sociale. Më shumë se 50 prej tyre debutuan në mediat sociale gjatë 18 muajve, deri në qershor 2020. Ndërkohë, në YouTube ka më shumë se 5000 influencues virtualë.

Këta “influencues robot” mund të tërheqin partneritete me marka të ndryshme dhe të fitojnë marrëveshje fitimprurëse.

Sipas OnBuy, deri më tani, “modeli virtual” që ka bërë më shumë fitime quhet Lil Miquela. Ajo ka bërë promovime për Calvin Klein, Prada dhe marka të tjera të modës. OnBuy vlerëson se Lil Miquela do të bëjë rreth 11.7 milionë dollarë deri në fund të këtij viti.

Edhe shumë kompani të animacioneve dhe argëtimit, apo figura si Scooter Braun (menaxher i Justin Bieber dhe Ariana Grande) po investojnë në këtë industri të re.

View this post on Instagram

A post shared by imma (@imma.gram) on Sep 30, 2020 at 1:02am PDT

Duke lëvizur normalisht fotot që ju shfaqen në Instagram, ju mund të mendoni se Imma është njerëzore. Ajo bën lëvizje normale, ka disa video në profilin e saj, flokë të shndritshëm dhe veshje elegante.

View this post on Instagram

A post shared by imma (@imma.gram) on Aug 28, 2020 at 12:33am PDT

“Kur krijuam pamjen e saj, ne donim të krijonim një person ashtu si njerëzit jashtë shtetit mendojnë për vendasit në Japoni. Imma u krijua fillimisht si një projekt arti, jo marketingu, por ajo filloi të tërhiqte reklama dhe sponsorizime. Ne besuam në mundësitë e të ardhmes dhe më pas tregu na ndoqi.”

Imma ka edhe vëllain e saj virtual, i njohur si “Plustic Boy”:

View this post on Instagram

A post shared by no (@plusticboy) on Jul 30, 2020 at 8:16pm PDT

Burimi: Bloomberg Business

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Lule
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Stil
Kalo në kategori