LAJMI I FUNDIT:

Një hartë zbulon se sa thellë sulmuan dronët e Ukrainës në Rusi

Një hartë zbulon se sa thellë sulmuan dronët e Ukrainës në Rusi

Sulmet me dron thellë brenda territorit rus të kryera nga Ukraina mund të shkaktojnë disa net pa gjumë për ata në rrethin e brendshëm të Vladimir Putinit.

Në sulmin e fundit të guximshëm, një magazinë e naftës në një aeroport afër Kursk u godit të mërkurën, sipas guvernatorit lokal Roman Starovoit, në atë që ishte sulmi i dytë i tillë në rajonin e tij në po aq ditë.

Rajoni i Kurskut kufizohet me Ukrainën, por sulmet shumë më tej brenda Rusisë kanë treguar se Kievi gjithashtu mund të shikojë larg vijës së parë të konfliktit për t’i dhënë Moskës një “grusht në hundë”.

Baza ajrore e Engels është rreth 700 kilometra milje nga Ukraina, ndërsa baza e Dyagilevo është rreth 650 kilometra nga kufiri, përcjell Telegrafi.

“Ata me shumë mundësi sapo demonstruan një aftësi të re për të goditur kudo në Rusi”, ka thënë majori në pension i ushtrisë amerikane John Spencer, një ekspert kryesor i luftës urbane, i cili i përshkroi këto sulme si një “moment shumë të madh në luftë”.

Ministria ruse e mbrojtjes akuzoi Kievin për përdorimin e dronëve të epokës sovjetike në sulmet që synonin “çaktivizimin e avionëve rusë me rreze të gjatë”.

Disa ekspertë kanë thënë se dronët e përmendur janë Tu-141, të cilët u zhvilluan nga ushtria sovjetike në vitet 1970 dhe 1980.

Kievi nuk ka marrë drejtpërdrejt përgjegjësinë për sulmet, por i ka përshëndetur ato.

Madje, një zyrtar i lartë ukrainas i tha ABC News se forcat speciale ukrainase ishin thellë brenda territorit rus dhe ndihmuan në drejtimin e dronëve drejt të paktën një prej bazave të goditura.

Ai tha se kjo tregoi dobësi në hapësirën ajrore ruse dhe ishte “shumë e zgjuar” që Ukraina të godiste vendndodhjet ushtarake, në vend të infrastrukturës civile që forcat e Moskës kanë shënjestruar, gjë që ka çuar në ndërprerje të gjerë të energjisë elektrike.

E zyrtarë të lartë perëndimorë të cituar nga Reuters kanë thënë të martën se sulmet ishin më të largëtat brenda Rusisë që nga fillimi i luftës dhe kështu do të kishin dhënë një “goditje psikologjike”, pasi Moskës do t’i duhej të konsideronte se si t’i mbante të sigurt bombarduesit e saj me rreze të gjatë, me aftësi bërthamore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Azia
Kalo në kategori