LAJMI I FUNDIT:

Kjo është rregullorja e re e BE-së për kontrollin e armëve

Kjo është rregullorja e re e BE-së për kontrollin e armëve

Vendet e BE-së janë dakorduar sot për masa të reja për kontrolle më të rrepta të armëve, pas sulmeve terroriste që ndodhën në Paris dhe Bruksel.

Strategjia e re përfshin rregulla më të rrepta për blerjen dhe posedimin e armëve automatike, me të cilën do të lehtësohet monitorimi i tregtisë së armëve, transmeton Telegrafi.


Ministri holandez i Drejtësisë, Ard va nder Ster, ka deklaruar sot se rregullat e reja do të zvogëlojnë mundësinë që “armët ligjore të gjejnë rrugën e tregut të zi”.

Masat e reja të BE-së do të vendosin standardet minimale që shtetet anëtare të BE-së duhet t’i respektojnë , por kjo nuk do t’i pengoj që kontrollin dypalësh ta kufizojnë edhe më shumë. /Telegrafi/