LAJMI I FUNDIT:

Kjo është ndoshta makina “më e zezë” që do të shihni ndonjëherë në rrugë

Kjo është ndoshta makina “më e zezë” që do të shihni ndonjëherë në rrugë

Pas BMW ishte një makinë tjetër që ofronte ngjyrën e zezë të pastër.

Në shembullin e fundit të aplikimit të ngjyrës më të zezë, u përdor Mitsubishi Lancer, versioni Evolution.


Falë entuziastëve që qëndrojnë pas DipYourCar, makina mori ngjyrën më të zezë të disponueshme në treg, transmeton Telegrafi.

Ngjyra ‘Musou Black’, sipas të dhënave zyrtare mund të thithë 99.4% të dritës.

Bojra aplikohet në disa shtresa, por sigurisht që nuk rekomandohet për t’u përdorur në makinë.

Përveç gjithçkaje që duket e bukur, duhet të kihet parasysh se “veshja” në fund të fundit është mjaft e ndjeshme ndaj dëmtimeve mekanike.

Sidoqoftë, rezultati përfundimtar është me të vërtetë i veçantë. Janë të dukshme vetëm skicat e makinës, rrotat, dritat dhe grila e përparme.

Le të themi se ky nuk është rasti i vetëm i aplikimit të kësaj ngjyre në një makinë.

Më herët, BMW e bëri këtë me modelin X6, i cili ishte pikturuar me Vantablack nga Surrey NanoSystems.

Ajo ngjyrë është edhe më e errët dhe thith 99.965% të dritës. /Telegrafi/