Dylli është substancë që në mënyrë natyrale gjendet në brendësi të veshit dhe e mbron atë nga bakteret dhe grimcat apo organizmat tjerë që mund ta dëmtojnë këtë zonë delikate.
Rrjedhimisht, dylli vepron si lubrifikues natyral për veshin dhe kanalin e veshit. Por, shpeshherë akumulohet në sasi të mëdha – sasi të cilat shkaktojnë mungesë komforti, rritim, marramendje, probleme me dëgjim etj., transmeton Telegrafi.
Pra, kjo është koha kur duhet t’i pastroni veshët dhe ta largoni dyllin e tepërt.
Por, për ta bërë këtë, duhet shumë kujdes. Heqja e dyllit me shkopinj pambuku mund ta dëmtojë veshin më shumë sesa që bën mirë.
Ekspertët shëndetësorë tregojnë se metoda e lartcekur për heqjen e dyllit e dëmton timpanin e veshit dhe mund të shkaktojë probleme me dëgjim në të ardhmen.
Prandaj, është mirë që heqjen e dyllit të tepërt nga veshi ta bëni përmes metodave më të lehta, e që në këtë artikull do t’jua prezantojmë një metodë të lehtë natyrale.
Përbërësit: Një lugë gjelle kripë në një gjysmë gote ujë (100 ml).
Krejt çfarë duhet të bëni është ta hidhni kripën në gotën e mbushur me ujë dhe ta futni në të një copë pambuku. Pastaj, pambukun e afroni afër veshit dhe i shtrydhni disa pika të bien në vesh.
Kërceni duke e mbajtur kokën në njërën anë dhe e mbani kokën në pozitë që lëngu të penetroj në kanalin e veshit dhe ta zbutë dyllin.
Pas kësaj e mbani kokën në anën tjetër dhe e përdorni një letër higjienike për ta hequr dyllin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën