LAJMI I FUNDIT:

Kjo është jeta luksoze që bën gruaja e presidentit turk Erdogan (Foto)

Kjo është jeta luksoze që bën gruaja e presidentit turk Erdogan (Foto)

Ajo pretendon se bën “jetë modeste” me vlera strikte myslimane, duke qëndruar me orë të tëra në kuzhinën e pallatit duke përgatitur specialitete të ndryshme, shkruan Daily Mail.

Por derisa bashkëshorti i saj, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka arritur të krijoj një pasuri marramendëse në vlerë prej 139 milionë funte, duke ndërtuar të paktën tre pallate presidenciale në pjesë të ndryshme të Turqisë, bashkëshortes së tij Emine duket se i pëlqen të shpenzon shuma të majme të hollave gjatë shopingut, transmeton Telegrafi.


Emine Erdogan preferon që kohën e lirë ta kaloj duke bërë shoping, ku pika e dobët e saj janë rrobat e veçanta të disenjatorëve më të njohur të botë, si dhe gjësendet e ndryshme antike të shtrenjta.

Erdogan urdhëron patrullimin e hapësirës ajrore me aeroplanë luftarakë, njësitet speciale “vërshojnë” rrugët e Stambollit (Foto)
Lexo po ashtu Erdogan urdhëron patrullimin e hapësirës ajrore me aeroplanë luftarakë, njësitet speciale “vërshojnë” rrugët e Stambollit (Foto)

Derisa një pjesë e madhe e qytetarëve të këtij vendi jetojnë në varfëri të skajshme, dhe derisa dy milionë jetën me vetën 3 funte në ditë, gruaja e presidentit turk krenohet se pi qaj të bardhë, kilogrami i të cilit kap vlerën prej 1.500 funte, kurse këtë qaj ajo e pinë në gota të lara në ar ku secila prej tyre vlerën 250 funte.

Ajo njëherë kishte detyruar sigurimin e presidentit turk të bllokojnë një qendër tregtare në Bruksel, vetëm dhe vetëm që ajo të bëjë shopin e lirë, derisa gjatë një vizite në Varshavë të Polonisë ku kishte shoqëruar bashkëshortin e saj, kishte shpenzuar më shumë se 37.000 funte në gjësende të ndryshme antike.

“WikiLeaks”: Bëhuni gati për luftë, po vijnë dokumente për Turqinë!
Lexo po ashtu “WikiLeaks”: Bëhuni gati për luftë, po vijnë dokumente për Turqinë!

Të gjitha këto sende që i blinte ajo, ua gjente vendin në pallatin e madh presidencial të Erdogan që është ndërtuar në periferi të kryeqytetit turk Ankara.

I ndërtuar në një sipërfaqe prej katër hektarësh, mega pallati ka kushtuar më shumë se 500 milionë funte, kurse për ndërtimin e tij nuk janë kursyer aspak instalimet dhe pajisjet moderne.

I mbuluar nga tapetat e mëndafshta të murit, ku secila role kushton plotë 2.000 funte, kurse çdo derë e dhomës kap vlerën e 36.000 funteve, dhe duke marrë parasysh se ky pallat ka qindra dhoma, është konstatuar se vetëm në dyer janë shpenzuar miliona. /Telegrafi/

1

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania forcon të drejtat e të huajve pa nënshtetësi, shkak bëhet një djalë nga Kosova

Gjermania forcon të drejtat e të huajve pa nënshtetësi, shkak bëhet një djalë nga Kosova

Botë
Historia e

Historia e "semaforit me tri ngjyra" dhe a do të na duhet një ngjyrë e katërt, e re?

Botë
Kishte rreth 200 njerëz brenda – momenti i sulmit të qendrës tregtare në Kharkiv të Ukrainës, nga i cili mbetën disa të vdekur

Kishte rreth 200 njerëz brenda – momenti i sulmit të qendrës tregtare në Kharkiv të Ukrainës, nga i cili mbetën disa të vdekur

Botë
Zelensky: Na lejoni të godasim objektivat brenda Rusisë

Zelensky: Na lejoni të godasim objektivat brenda Rusisë

Botë
SHBA do të heqë

SHBA do të heqë "ngrirjen e shitjeve të armëve sulmuese" në Arabinë Saudite?

Botë
Një ‘rekord humbjesh ditore’ u mposht tri herë në dy javët e fundit teksa Rusia humbi gjysmë milioni trupa në Ukrainë - thotë Kievi

Një ‘rekord humbjesh ditore’ u mposht tri herë në dy javët e fundit teksa Rusia humbi gjysmë milioni trupa në Ukrainë - thotë Kievi

Botë
Kalo në kategori