LAJMI I FUNDIT:

Kjo është historia e pabesueshme e Riyad Mahrezit

Kjo është historia e pabesueshme e Riyad Mahrezit

Pas pak ditësh Rijad Mahrez futbollisti i kombëtares Algjeriane mund të shpallet kampioni surprizë i Anglisë me Leicester Cityn. Pak ditë më parë ai morri trofeun e futbollistit më të mirë të Ligës Premier.

Por djaloshi që u rrit në klubet e futbollit në bidonvilët e Parisit, ka një histori fantastike. Revanshi i tij pasi e refuzuan të gjithë.


Çdo vit ata do shkonin pranë klubit të Sahsel në verilindje të Parisit për të marrë lojtarët. Çdo vit përsëritej e njëjta histori. Shfaqeshin skautë nga klube profesioniste si Bordo, Toulose dhe PSG dhe djemtë më të mirë u drejtoheshin akademive të tyre.

Skautët e dinin se në Sahsel, ku 50 blloqe pallatesh shtrihen në infinit në periferi të Parisit, kishte një burim të pasur futbollistësh. Philiph Cristanval i Barcelonës dhe Monacos u rrit këtu dhe fusha e futbollit mban emrin e tij sot. Çdo vit, klubi i qendrës stërvitore “Nelson Mandela” duhet ta nisë nga fillimi.

mahreza

E megjithatë, Riyad Mahrez nuk u përzgjodh kurrë në Sahsel. Mbrëmjen e djeshme, një helikopter fluturoi direkt drejt hotelit me 5 yje “Grosvenor House” në Londër nga heliporti i Baterseas, ku Shoqata e Futbollistëve Profesionistë dha çmimet e sezonit. 25- vjeçari u ul përkrah legjendave Kigan, Dalglish, Lineker, Bergkamp, Henry, Cristiano Ronaldo, Bale dhe Suarez, të gjithë fitues të këtij trofeu në të shkuarën, transmeton lapsi.al. “Shumë i vogël, i padisiplinuar taktikisht”, thanë për të. Dhe herë pas here, te Sahsel nuk ishte as në ekipin e parë. Askush nuk donte të rrezikonte. Teksa miqtë e tij rrëmbeheshin nga akademitë më të mira të Francës, Mahrezin e linin gjithnjë në shtëpi.

I skualifikuar – “Riyad kishte talentin, por ishte një fëmijë i vonuar fizikisht”, tregon Mohamed Kulibali, drejtori sportiv i AAS Sahsel, klubit sportiv që nuk ka ushqyer vetëm futbollistë, por edhe atletë dhe kampionë bote në gjuajtjet me hark, tenistë dhe regbistë. Koulibaly ishte një nga trajnerët e tij të parë dhe ruan edhe sot e kësaj dite kontaktet:

“Ishte shumë i vogël në trup, shumë i brishtë. Dhe nuk ishte aspak i shpejtë, përkundrazi ishte i ngadaltë”, tregon. Mes moshës 12-17 vjeç Riyad e pati thuajse të pamundur të çante, por ai kurrë nuk reshti së besuari te vetja.

Ai kishte të njëjtën vetëbesim që shfaq tani që është më i miri në Premier Ligë. “Ai nuk fshihet kurrë, është i sigurt në aftësitë e tij, sigurohet që të përmbushë përgjegjësitë e tij dhe e dashuron futbollin. Është e njëjta histori edhe tani që është profesionist. E di që pas stërvitjes kthehet përsëri për ta nisur aty ku e la. Ai e dashuron topin, është jeta e tij”.

mmm

Në hije deri 18 vjeç – Në Sahsel, vetëm disa kilometra larg “Stade de France” janë krenarë për gërshetimin e kulturave. Në mes të lagjes gjendet një fushë, atje ku Mahrez luante edhe pasi kishte kaluar mesnata. Bubakar Koulibaly, vëllai i Mohamed dhe themeluesi i klubit sportiv, tregon: “Kishte gjithë kohës një top përpara këmbëve.

Ai u bë vetë futbollist. Për të nuk kishte profesion tjetër. Te Sahsel këtë nuk e kishin kuptuar, por ai ishte i sigurt në talentin e tij. Kur skautët vinin, asnjë nuk besoi tek ai. Ai nuk e kishte këtë shans, sepse nuk ishte thuajse asnjëherë në ekipin e parë. Por ky është edhe fati i tij. Nëse do ta kishin marrë akademitë, ai nuk do bëhej lojtari që është sot, sepse atje fëmijët përkëdhelen. Shkojnë shumë të rinj dhe teknika e tyre nuk zhvillohet në potencialin e plotë. Ka shumë disiplinë në Francë, por Riyadi kishte nevojë për liri.

Te Leicesteri ai argëtohet, luan siç do ai. Në Francë do t’i kërkonin të pasonte, mos të driblonte. Lojtarët si Zinedine Zidane dhe Michel Platini janë zhdukur. Tani ne France prodhohet Kante, Vieira apo dhe Makelele”. Kur ishte 15 vjeç Mahrez u përball edhe me dhimbjen e humbjes së babait, Ahmedit. “Familja nuk kishte një gjendje të mirë financiare. Por ai vazhdoi edhe ëndrrën e babait. Mahrez shkoi në provë në një klub skocez kur ishte 16 vjeç dhe kur u kthye nga atje, vëllai më tha se ai mund të bëhet po aq i mirë sa Mesi. Nuk i besova”.

qqq

Në moshën 18-vjeçare Mahrez hyn në ekipin e parë të Sahselit dhe të gjithë nisën t’i kërkojnë prova. Ish-drejtori sportiv, Nzete Ate, i siguroi një provë në korrik 2009 te Qamper, një qytet i vogël në Bretanje, në kategorinë e katërt në Francë, por ende kishte dyshime nëse atij i duhej ofruar një kontratë. Por trajneri Ronan Salaun i bindi drejtuesit.

“Ia vlente rreziku dhe u thashë se një ditë ai do luante për Barcelonën. Për 6 muaj aty ai mësoi të qëndronte në pozicionin e tij, por duke qenë se nuk kishte bursë dhe nuk paguhej mjaftueshëm u largua”. Pas një sezoni, ai shkoi te Le Havre, në kategorinë e dytë, por për skuadrën rezervë jo të parën.

Në moshën 20-vjeçare kaloi në ekipin e parë. Ai luante ende në kategorinë e dytë kur skauti i Leicesterit, Stiv Uolsh, mori riskun ta merrte me vete djaloshin e brishtë në Championship-in e dhunshëm. Edhe 400 mijë paundët që “dhelprat” paguan atëherë konsideroheshin shumë. Pjesa tjetër është historia që Rijad Mahrez po shkruan.

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori